tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Pritshmëritë dhe dilemat nga takimi i radhës Kurti-Vuçiq në Bruksel

tëvë1 nga tëvë1
12/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian ka njoftuar se të enjten, duke filluar nga ora 9 e mëngjesit, do të nisin takimet bilaterale me Kurtin dhe Vuçiqin, për të pasuar me takimin trepalësh. Në Kosovë, disa kanë pritshmëri të vogla për rezultatet e këtij takimi, e disa sugjerojnë që zbatimi i marrëveshjes të shkojë me rend, nga pika e parë deri te e fundit.

Nikoqirët e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, të martën kanë njoftuar për agjendën e takimit të nivelit të lartë, që do të zhvillohet me 14 shtator në Bruksel.

Nga Bashkimi Evropian kanë bërë të ditur se me fillim nga ora 09:00 Borrell e Lajçak do të takojnë ndaras kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe më pas pritet ta zhvillojnë edhe takimin e përbashkët ose trepalësh.

Për takimin e së enjtes, kohëve të fundit është vërejtur një angazhim i madh i diplomacisë, si evropiane ashtu edhe amerikane.

Por, pavarësisht këtij angazhimi, njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj thotë se nuk pret diçka konkrete nga ky takim, për shkak të qëndrimit të palëve.

Njëra nga temat që pritet të diskutohet në këtë takim është thënë se është edhe çështja e planit të sekuencimit, për të cilin njohësi i procesit të dialogut Gazmir Raci, thotë se zbatimi i marrëveshjes duhet të filloi nga pika e parë.

Ndërsa, deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, në emisionin ResPublika në tëvë1 ka thënë se po presin nga BE që të ketë një plan më të balancuar të sekuencimit.

Autor: Valmir Gallopeni

Konjufca: Xhevë e Fehmi Lladrovci u bënë frymëzim për luftën heroike të UÇK-së

22/09/2023

“Ndihma financiare dhe angazhimi politikë i BE-së rifillon kur Qeveria deeskalon situatën në veri”

22/09/2023

Vdes një 32-vjeçar në Tiranë, dyshohet se ra në kontakt me rrymën

22/09/2023

Zelensky: Ukraina do të nisë prodhimin e përbashkët të armëve me SHBA-në

22/09/2023

​SHBA dhe Shqipëria me konsultime për mbrojtjen në Tiranë

22/09/2023

Osmani: Kosova mbetet e përkushtuar për paqe, dialog dhe partneritet

22/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.