TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pritja solemne për Krishtlindje, Dodë Gjergji përçon mesazhin për paqe e dashuri

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Pritja solemne për Krishtlindje, Dodë Gjergji përçon mesazhin për paqe e dashuri

Sonte në Qendrën “BogdaniPolis” në katedralen “Shën Nënë Tereza” është mbajtur pritja solemne në prag të kremtimit të festës së Krishtlindjes.

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, me këtë rast barti mesazhin e paqes dhe dashurisë për të gjithë njerëzit, me dëshirën që ata të jetojnë të lumtur, në harmoni dhe paqe.

“Faleminderit që keni ardhur sonte për të bashkë ndarë me ne gëzimin, e që na mbështetni të jemi bartës të shpresës, dashurisë dhe paqes në këtë vend e këtë popull, sepse në këto Krishtlindje e kam marrë më shumë simbolin e bredhit …Kisha nuk pretendon që të jetë ndonjë gjë tjetër përveç se një bredh i bukur në popullin tonë, që është i dekoruar me virtyte, sakrifica, kontribute të shumta në histori dhe me gatishmërinë për të dhënë kontributin sot që vendi ynë po lejon që njerëzit që jetojnë në Kosovë të mund ta kenë paqen, dashurinë, tolerancën, harmoninë, miqësinë, faljen, pajtimin dhe gëzimin në zemrat e tyre,” tha Imzot Dodë Gjergji.

Ndërsa, anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Demokratike të Kosovës (LDK) Visar Berisha uroi besimtarët katolikë me dëshirën që në familjet e tyre të mbretërojë paqja e solidariteti për njëri-tjetrin.
“Ju urojmë festa të këndshme që t’i kalojnë sa më mirë pranë të afërmeve të tyre që të kanë bujari në mesin e tyre, solidaritet, që të jenë familje të bashkuara dhe secila të ketë një shpresë për të ardhmen për vitin që vjen, në mënyrë që si shoqëri, por edhe si individ dhe familje të mund të shohim përtej zymtësisë dhe përditshmërisë që e kemi, të asaj që ofron përditshmëria jonë, të mund të fitojmë përtej kësaj një shpresë më të madhe, e cila i duhet më shumë se çdo herë vendit tonë ,” u shpreh Berisha

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Besnik Tahiri tha se toleranca në mes të religjioneve në Kosovë është një pasuri të cilën të gjithë duhet ta ruajnë.

“Jemi sonte në Katedrale, për të shprehur nderimin dhe për të uruar Ipeshkvin e Kosovës me rastin e festës së Krishtlindjes. Pasuria e shqiptarëve gjithandej edhe e Kosovës është diversiteti, në këtë rast edhe diversiteti fetar, vëllazëria, bashkëpunimi dhe toleranca në mes të religjioneve në Kosovë është një pasuri të cilën duhet ta ruajmë e ta mirëmbajmë,” tha Tahiri për KosovaPress.

Në këtë pritje solemne, organizuar nga Dioqeza Prizren-Prishtinë, morën pjesë presidentja Vjosa Osmani, ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ish-presidenti Fatmir Sejdiu, myftiu i Kosovës Naim Tërnava dhe shumë të tjerë.

Ndryshe, sonte në mesnatë mbahet mesha solemne e Krishtlindjes e udhëhequr nga Imzot Dodë Gjergji, në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.
Krishtlindja është një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera. Ajo kremtohet dhe festohet çdo datë 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezu Krishti. Pas Pashkëve, është festa më e rëndësishme për të krishterët./KosovaPress/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vazhdojnë punimet në rrugën Kijevë–Zahaq

Vazhdojnë punimet në rrugën Kijevë–Zahaq

Hamza pasi u pyet se kur do të takohet me Kurtin: Nuk e di

Hamza pasi u pyet se kur do të takohet me Kurtin: Nuk e di

Driton Gojani është zgjedhur kryesues i Bordit të ZRRE-së

Driton Gojani është zgjedhur kryesues i Bordit të ZRRE-së

Hehir: Gjykata Speciale po rrezikon stabilitetin politik dhe shoqëror në Kosovë

Çfarë ndryshimesh parashihen për Specialen?

Vazhdojnë punimet në rrugën Kijevë–Zahaq

Vazhdojnë punimet në rrugën Kijevë–Zahaq

Hamza pasi u pyet se kur do të takohet me Kurtin: Nuk e di

Hamza pasi u pyet se kur do të takohet me Kurtin: Nuk e di

Kryeministri spanjoll shpall zgjedhje të parakohshme mes krizës së strehimit

Kryeministri spanjoll shpall zgjedhje të parakohshme mes krizës së strehimit

Driton Gojani është zgjedhur kryesues i Bordit të ZRRE-së

Driton Gojani është zgjedhur kryesues i Bordit të ZRRE-së

Hehir: Gjykata Speciale po rrezikon stabilitetin politik dhe shoqëror në Kosovë

Çfarë ndryshimesh parashihen për Specialen?

Forcat qeveritare jemenase rimarrin pozicionet kyçe pranë Bab al-Mandeb nga Huthët

Forcat qeveritare jemenase rimarrin pozicionet kyçe pranë Bab al-Mandeb nga Huthët

Kuvendi miraton tri marrëveshje ndërkombëtare me BE-në

Kuvendi miraton tri marrëveshje ndërkombëtare me BE-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën