TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pritet funksionalizimi i Institucionit të Kujdesit Shëndetësor për Personat me Aftësi të Kufizuara në Dubravë

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Pritet funksionalizimi i Institucionit të Kujdesit Shëndetësor për Personat me Aftësi të Kufizuara në Dubravë

I njëjti sipas përfaqësuesve të këtyre institucioneve do të ndikojë që të ketë shtim të kapaciteteve për trajtimin e të burgosurve me çrregullime mendore, po edhe atyre me sëmundje kronike.

Ali Gashi, zëvendësues i drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, në emisionin “De Jure” tha se me funksionalizimin e këtij projekti do të shtohen kapacitetet për 82 vende.

“Do ta realizojmë një projekt që do të kemi, do të rrisim kapacitetin deri në 82 vende për personat me nevoja të veçanta, pleqve, personave me sëmundje kronike, çrregullime psikiatrike dhe me sëmundje të varësisë, sepse kemi edhe një numër të konsiderueshëm të personave të privuar nga liria që janë vartës të lëndëve narkotike. Nëse i referohemi vetëm Qendrës Korrektuese të Dubravës, afro 150 persona të privuar nga liria janë në varësinë e drogave, kështu që ky institucion që po besojmë që do ta realizojmë brenda vitit 2022, do të na zbusë, jo eliminojë, por do të na zbusë vështirësitë që i kemi si Shërbim Korrektues i Kosovës”, tha ai në emisionin “De Jure” në Tëvë1.

Alban Muriqi, këshilltar i ministres së Drejtësisë, tha se me këtë projekt nuk do të zgjidhet i gjithë problemi i trajtimit të burgosurve me çrregullime mendore, por deri në një masë do të ofrohen shërbime më kualitative.

“Normalisht me këtë nuk mund ta zgjedhim tërë problemin e gjithë sistemit, mirëpo një numër i mirë i të rinjve do të mund të ofrohen, do të mund t’i gëzojnë këto shërbime, shërbime më profesionale, më të mira, shërbime në komunitet dhe në hapësira të caktuara. Aty do të punësohet si e thash personeli shëndetësor kryesisht, mirëpo do të ketë edhe gardianë për shkaqe sigurie”, tha ai në emisionin “De Jure” në Tëvë1.

Në anën tjetër, drejtoresha e burgut të Dubravës, Zyrafete Imeraj, tha se me këtë projekt do të kenë mundësi që t’u ofrojnë shërbime shëndetësore më dinjitoze të privuarve nga liria.

“Vërtetë është sfidë, sidomos me ata të burgosur që janë me probleme të shëndetit mendor rëndë, mirëpo me hapjen e kësaj njësie, presim dhe shpresojmë që do të trajtohen në mënyrë të dinjitetshme dhe do të marrin trajtimin e nevojshëm psikiatrik shëndetësor të mjaftueshëm që parashihet në këtë njësi. Sigurisht presim rezultate dhe rehabilitimin e tyre dhe kthimin në shoqëri më të përshtatshëm për rrethin dhe komunitetin”, tha ajo në emisionin “De Jure” në Tëvë1.

Për më shumë ndiqeni hulumtimin “Shërbimet shëndetësore në burgje”, i cili po transmetohet në “Tëvë1” dhe “Betimi për Drejtësi.

Tags: ali gashiDubravëPersonat me Aftesi te Kufizuar
ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbi 100,000 euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovë

Mbi 100,000 euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovë

Kthehet në funksion njësia njësia B1 në termocentralin Kosova B

Një punëtor i KEK-ut lëndohet rëndë në vendin e punës

Një i vdekur e pesë të lënduar në një aksident në Bulqizë

Pesë persona të lënduar në një aksident në Malishevë, mes tyre edhe një polic

MD synon linjë telefonike për viktimat e dhunës në familje

Mbi 1,500 raste të dhunës në familje vetëm në 7 muaj

Vdes ish-futbollisti Erdogan Celina, Ademi: Një futbollist ikonë

Vdes ish-futbollisti Erdogan Celina, Ademi: Një futbollist ikonë

Mbi 100,000 euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovë

Mbi 100,000 euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovë

Kthehet në funksion njësia njësia B1 në termocentralin Kosova B

Një punëtor i KEK-ut lëndohet rëndë në vendin e punës

Një i vdekur e pesë të lënduar në një aksident në Bulqizë

Pesë persona të lënduar në një aksident në Malishevë, mes tyre edhe një polic

Prishtina e nis me fitore sezonin e ri

Prishtina e nis me fitore sezonin e ri

Tifozët e Realit kërkojnë transferimin e Rodrit

Barcelona siguron Rodrin, më në fund

MD synon linjë telefonike për viktimat e dhunës në familje

Mbi 1,500 raste të dhunës në familje vetëm në 7 muaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën