TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Prisnim me na shkel me tanke”- i mbijetuari rrëfen tmerrin e masakrës së Kralanit

Janë bërë 27 vjet që nga masakra në Kralan të Gjakovës. I mbijetuari 88-vjeçari i kësaj masakre, rrëfeu për tëvë1, tmerrin që kishte përjetuar përgjatë tre ditëve sa kishin vazhduar sulmet serbe.

by Fëllënza Krasniqi
1 orë ago
0 0
A A

Ishte e premtë kur e detyruan të largohej nga shtëpia.

Forcat serbe, familjen e Nezir Ahmetit, pasditen e 2 prillit të ’99-tës i hodhën në rrugë.

Asokohe 61-vjeçar, Neziri thotë se ushtarët serbë, ia hoqën prej dore edhe fëmijët.

E ai vetë, ishte lënë duke pritur në ankth.

“Me datën 2 prill na kanë largu nga shtëpitë e na kanë dërgua deri tek shkolla, aty na kanë kthyer prapë këndej. E na kanë pru këtu në këtë rrugën jemi kanë me gra me fëmijë me krejt na kanë zbrit të gjithëve nga traktorët. E aty i kam pas dy fëmijë për dore mi kanë heq prej dorës e na kanë shti në livadhe. Na kanë zhvesh pjesën lartë e na kanë thanë uluni në gjunjë, jemi ulur rend tanke e kish ndezë midis nesh aty veç urdhrin e pritnin me shkelë ata”, rrëfen i mbijetuari i masakrës.

Nga kjo situatë, 88-vjeçari, thotë se i nxori një oficer serb.

“Një oficer që nuk e njoh ju ka bërtit ju ka thanë kush ju ka thanë me i zhvesh njerëzit kështu, tha hiqeni tankën e neve na tha qohuni vishuni. Kurse me datën 3 na kanë mbajtë këtu gjithë ditën e gjatë, një kamion e kanë mbushur e kanë dërguar. Na thanë vijmë ju marrim edhe juve, por ata nuk erdhën me na marr ne hiç”, tregon Ahmeti.

Sulmet serbe në Kralan të Gjakovës zgjatën tre ditë.

Përgjatë këtyre ditëve, i mbijetuari thotë se një ushtar u kishte thënë se do i ushqenin.

Por kjo u kishte dalë një gënjeshtër, pasi forcat serbe veçse kishin vazhduar vrasjet.

“Një kapiten i klasit të parë na tha s’kemi bukë me ju dhanë se ju kishim dhanë edhe bukë e ju kishim qu, por s’po mundemi me siguru se s’patëm kamionë e tash keni me shku për Shqipëri. E disa serbë ishin kanë mbrapa këtu, atyre ja u ka bë me kry që me hi në atë tubim.  Janë hi ata 87 a 97 më duket i kanë ndarë prej neve, tha këta kanë me qel rova këtu, e ju shkoni për Shqipëri. Kur jemi dal atje kanë kris automatët, ata i kishin pas vra atëherë”, shprehet i mbijetuari i masakrës, Nezir Ahmeti.

Ndonëse nuk i doli siç ju thanë, Ahmeti thotë se dy ditët e qëndrimit në rrugët e fshatit qenë tejet të vështira pa ngrënë e pa pirë.

“Ne, në traktorët tonë e kishim ushqimin po nuk na lejonin me shku me marrë, kurgjo nuk na kanë dhanë, asgjë s’kemi ngrënë dy ditë hiç”, thotë ai.

Në masakrën në Kralan të Gjakovës 27 vjet më parë, të vrarë mbetën 86 civilë shqiptarë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mustafa thotë se ka sinjale për një koalicion LVV-LDK

Mustafa thotë se ka sinjale për një koalicion LVV-LDK

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet edhe një i dyshuar për rastin e tjetërsimit të një prone në vlerë 3 milionë euro

Kraki: Gjatë javës së ardhshme mund të ketë takime për presidentin

Kraki: Gjatë javës së ardhshme mund të ketë takime për presidentin

Mungesa e drejtësisë për Kralanin, Dragan Zhivanoviq s’u gjykua asnjëherë

“Këndi i Debatit” 02.04.2026

“Këndi i Debatit” 02.04.2026

Mungesa e drejtësisë për Kralanin, Dragan Zhivanoviq s’u gjykua asnjëherë

Mungesa e drejtësisë për Kralanin, Dragan Zhivanoviq s’u gjykua asnjëherë

“Prisnim me na shkel me tanke”- i mbijetuari rrëfen tmerrin e masakrës së Kralanit

“Prisnim me na shkel me tanke”- i mbijetuari rrëfen tmerrin e masakrës së Kralanit

FMN parashikon rritje ekonomike në Kosovë, njohësit vlerësojnë se jeta do të shtrenjtohet

FMN parashikon rritje ekonomike në Kosovë, njohësit vlerësojnë se jeta do të shtrenjtohet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën