Një person ka njoftuar policinë se derisa ishte në vendin e punës në një kafiteri, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull.
Rasti ka ndodhur të dielën në Prishtinë.
Sipas raportit te policisë, ankuesi nuk ka pranuar tretman mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Dardani, Prishtinë 05.05.2024-11:22. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në një kafiteri, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Ankuesi nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar, dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./teve1.info/