Është publikuar formacioni i Prishtinës për ndeshjen kundër Sheriff Tiraspolit.
Trajneri i Prishtinës, Arsim Thaqi, do të paraqitet me tre sulmues në ndeshjen kundër ekipit moldav.
Në sulm është treshja Leotrim Kryeziu, Blend Baftiu dhe Valmir Veliu.
Në mesfushë do të paraqiten katër mesfushorët, Ardian Muja, Ardian Limani, Hamdi Namani dhe Ramiz Bytyqi.
Ndërkohë, në vijën e fundit do të paraqiten Leonat Vitija Philippe Boueye dhe Ron Raçi, derisa në portë do të paraqitet Agron Kolaj.
Ndeshja Sheriff – Prishtina luhet sonte nga ora 19:00 dhe i takon raundit të parë kualifikues të Ligës së Evropës.