Ardian Limani është prezantuar të premten si futbollist i ri i skuadrës së Prishtinës.
Lajmi është bërë i ditur nga fituesja në fuqi e Kupës së Kosovës.
Limani që luan si qendërmbrojtës dhe si mbrojtës i krahut të djathtë, së fundmi ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës.
Më herët në Kosovë, ai karrierë ka bërë edhe te Drita dhe Feronikeli.