TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prishtina planifikon tarifë për hyrje në unazën e brendshme, qytetarët e kundërshtojnë

by teve1
1 muaj ago
0
A A
Prishtina planifikon tarifë për hyrje në unazën e brendshme, qytetarët e kundërshtojnë

Qytetarët që hyjnë me vetura në zonën qendrore të Prishtinës mund të paguajnë deri në 2 euro në ditë.

Për makineritë e rënda, tarifa mund të arrijë në 10 euro, nëse Kuvendi i Kryeqytetit miraton plotësim-ndryshimin e Rregullores për Tarifa.

Propozimi parasheh tarifimin e automjeteve që hyjnë brenda unazës së brendshme të qytetit.

Ai pritet të hidhet në votim në seancën e Kuvendit Komunal më 25 shtator.

Megjithatë, propozimi po kundërshtohet nga qytetarët e Prishtinës.

Ata e konsiderojnë tarifën shpenzim shtesë dhe të panevojshëm, në një kohë kur, sipas tyre, standardi ekonomik mbetet i ulët.

Qytetari Hysen Gecaj thotë se propozimi duhet të analizohet më mirë.

Sipas tij, tarifa mund ta rëndojë edhe më shumë buxhetin e qytetarëve dhe t’ua kufizojë lëvizjen.

“Po shpresoj që ata që kanë vendosur këtë tarifë e kanë menduar më mirë, mirëpo prej perspektivës mendoj që është problematike për qytetarin. Kjo për shkak se po e shohim se standardi i qytetarit nuk është me nivelin që duhet të jetë. Edhe një shtesë e tillë është jo vetëm një shpenzim, por edhe një shtesë, për shkak se nga ajo tarifë përveç që e shpenzon qytetarin edhe e kufizon në ca aspekte, në lëvizje. Nuk e di sa është menduar mirë”, ka thënë Gecaj.

Edhe qytetari Aziz Krasniqi e konsideron tarifën të panevojshme, duke përmendur gjendjen ekonomike dhe shpenzimet e qytetarëve.

“Si nuk është shpenzim, a po e shihni se çfarë krize ka ardhur, plus tash dy euro, çka është ajo? E panevojshme, si të marrin ndryshe para, në vend se ta ndihmojnë popullin, marrin para”, ka thënë Krasniqi.

Kundër tarifës është shprehur edhe Bedri Dervishaj.

“Kjo është absurde, e panevojshme dhe e papranueshme”, ka thënë Dervishaj.

Ndërkohë, drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Inovacion në Komunën e Prishtinës, Luftar Braha, ka thënë për KosovaPress se drafti është në fazën finale dhe tashmë i është dërguar Kuvendit Komunal.

Sipas propozimit, tarifa do të përcaktohet varësisht nga lloji i automjetit.

Veturat elektrike do të përjashtohen nga pagesa, ndërsa për ato hibride parashihet tarifë prej 1 euro.

Pronarët e veturave me benzinë dhe dizel do të paguajnë 2 euro.

Tarifa më e lartë parashihet për makineritë e rënda, me 10 euro. Autobusët që nuk janë pjesë e transportit publik do të paguajnë 5 euro në ditë.

Braha ka bërë të ditur se për banorët e zonës qendrore do të ketë procedurë të veçantë.

Ata do të mund të aplikojnë me dokumente kadastrale për t’u liruar nga tarifa.

“Është një taksë e cila është e ndarë në disa kategori, duke filluar nga veturat elektrike të cilat nuk kanë taksë sepse qëllimi është të kemi një ambient sa më të jetueshëm për të gjithë qytetarët dhe të kemi sa më pak ndotje. Janë hibride me një euro dhe veturat dizel dhe benzin me dy euro, makineritë e rënda me 10 euro dhe autobusët që nuk janë të transportit publik që e kanë pesë euro ditën. Kjo taksë prezantohet brenda unazës së brendshme të qytetit, por vetëm brenda, jo në kufirin e unazës. Si për banorët e zonës qendër, të Prishtinës do të ketë procedurë të veçantë ku aplikohet me dokumente kadastral që dëshmojnë që janë banorë që të lirohen nga një taksë e tillë”, ka thënë Braha.

Sipas tij, qëllimi i masës është zvogëlimi i numrit të automjeteve që hyjnë në qendër.

Ai thotë se infrastruktura ekzistuese nuk mund ta përballojë fluksin aktual të veturave.

Braha ka paralajmëruar se në këtë zonë do të ketë edhe shirit të veçantë për autobusët, taksitë dhe automjetet emergjente.

“Qyteti është i dizajnuar në një format të tillë, që nuk mundet me përballu një fluks kjo zonë kaq të madh. E dyta është kujt po i japim prioritet, veturave apo këmbësorëve? Apo edhe autobusëve të transportit publik urban? Është çështje prioritetesh kujt i caktojmë. Kjo rrugë do të ketë një shirit të dedikuar për autobusë, taksi dhe emergjenca. Kapaciteti i kësaj rruge do të jetë shumë më i vogël, duhet me i dekurajua që të kemi mundësi ta realizojmë. Pagesat do të jenë në disa mënyra, përmes formateve digjitale bankave, kioskës së caktuar dhe parkingje të licencuara nga komuna e Prishtinës”, ka thënë ai.

Pagesa e tarifës do të mund të bëhet përmes formave digjitale, bankave, kioskave të caktuara dhe parkingjeve të licencuara nga Komuna e Prishtinës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Dy persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë pas të shtënave në një aheng në Batllavë

Shkarkohet kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi

Shkarkohet kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi

Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Qeveria në detyrë ndan mbi 255 mijë euro për tekstet e nxënësve në Luginë, miratohen edhe tri vendime

Qeveria: Mbi 1 miliard euro investime në ushtri në këtë mandat

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Dy persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë pas të shtënave në një aheng në Batllavë

​Protestat në Francë, policia përdor gaz lotsjellës në disa qytete

​Protestat në Francë, policia përdor gaz lotsjellës në disa qytete

Shkarkohet kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi

Shkarkohet kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi

Protesta në Tiranë, tetë të lënduar, mes tyre një deputet dhe katër protestues

Protesta në Tiranë, tetë të lënduar, mes tyre një deputet dhe katër protestues

Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Qeveria në detyrë ndan mbi 255 mijë euro për tekstet e nxënësve në Luginë, miratohen edhe tri vendime

Qeveria: Mbi 1 miliard euro investime në ushtri në këtë mandat

Presidentja Shiroka-Pula vizitoi Muzeun Etnografik të Budapestit

Presidentja Shiroka-Pula vizitoi Muzeun Etnografik të Budapestit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën