tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Prishtina nis projektin “Ora e leximit”, synohet arritje e rezultateve në testin PISA

tëvë1 nga tëvë1
16/05/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ka filluar projekti për “Orën e leximit” në disa shkolla të kryeqytetit me qëllim përmirësimin e lexim-kuptimit për fëmijët nga klasa e parë në të pestën.

Ky projekt në bashkëpunim me organizatën ETEA synon përmirësimin e rezultateve të testit PISA, ku ilën rezultatet e fundit kanë treguar që 15-vjeçarët në Kosovë janë performues të dobët te leximit.

Gjatë konferencës për media, drejtoresha për Arsim në Prishtinë, Besianë Musmurati tha se konceptin e kësaj ore të leximit e kanë marrë nga Suedia dhe Kanadaja, ku të dyja shtetet kanë pasur probleme në lexim-kuptim të nxënësve dhe e kanë nxjerrë si politikë që ka dhënë rezultate konkrete.

Musmurati derisa ka treguar më shumë detaje për këtë nismë, tha se shuma e investuar është rreth 100 mijë euro dhe të gjitha librat do të dërgohen nëpër shkolla, ku secili nxënës do të ketë kopjen e vet gjatë orës së leximit.

“Po e fillojmë orën e leximit në të gjitha shkollat fillore të Prishtinës për klasat e para deri në të pestat, do të zhvillohet si pjese e mësimit zgjedhor. Konceptin e kësaj e kemi marrë nga Suedia dhe ka Kanadaja si dy vende të cilat gjithashtu kanë pasur probleme me rezultate të dobëta në PISA, dhe ora e leximit ka rezultuar si një politike e re që ka pas sukses. Së pari kemi blerë libra të rinj ku në vlerë rreth 100 mijë euro. Komuna e Prishtinës ka investuar dhe të gjitha këtu libra do t’i dërgojmë në shkolla, secili nxënës do ta ketë kopjen e vet gjatë orës së leximit, dhe për një muaj do ta lexojnë një libër”, tha Musmurati.

Musmurati tha se deri më tani në ato shkolla që ka filluar ora e leximit, kanë marrë komente pozitive, qoftë nga fëmijët, mësimdhënësit apo prindërit.

“Në 13 shkolla veçse ka filluar ora e leximit, dhe kemi marrë komente jashtëzakonisht të mira dhe prej prindërve, nxënëseve dhe mësimdhënësve. Kështu do të vazhdojmë menjëherë me impelmtinimin dhe do të vazhdojmë prej javës së ardhshme furnizimin në të gjitha shkollat e Prishtinës. 300 mësimdhënës veçse janë trajnuar, kështu që do të jetë e lehtë që ta zbërthejnë projektin dhe të fillojnë me implementim. Shpresojmë që prej shtatori do të jetë edhe një vit i ri shkollor dhe do të jetë me e rëndësishme. Rezultatet e PISA-s nuk përmirësohen me dy intervenime, duhet punuar më shumë dhe kjo është veç një hap që po e bëjmë, do të bëhet më shumë”, tha ajo

Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i organizatës ETEA, Agon Ahmeti tha se gjatë hulumtimit që kanë bërë në disa shkolla për projektin, ka rezultuar që kjo nismë po kontribuon direkt në të mësuarit logjik, atë edhe për çfarë po synojnë.

Ahmeti tha se deri në fund të këtij viti po planifikojnë që t’i trajnojnë të gjithë mësimdhënësit dhe t’i përfshijnë të gjitha shkollat e kryeqytetit.

“Gjatë kësaj kohe në pilotimin në këto 20 shkolla të Kosovës kemi bërë analizat në mënyrë që ky projekt dhe këto materiale të jenë sa më të përshtatshme për fëmijët. Nga kjo kemi nxjerrë rezultate, ku mbi 95 për qind e mësimdhënësve që kanë pilotuar projektin e kornizës në shkolla kanë vlerësuar se kjo qasje e mësimdhënies dhe mësim nxënies kontribuon direkt në të mësuarit logjik, ndërsa 97 për qind e mësimdhënëseve kanë konsideruar se ky projekt mundëson qasjen në libra të mirë, të përshtatshëm për fëmijët”, tha Ahmeti.

Ndërsa, nxënësja e klasës së pestë, Noa Sefa ka treguar se si e zhvillojnë orën e leximit.

Ajo tha se kjo iniciativë është mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga e gjithë shoqëria e saj, pasi që iu ndihmon të kuptojnë më shumë për atë që lexojnë.
“Kur e marrim një libër të lexojmë e bëjmë secilin kapitull me strategjitë e lexim kuptimit dhe ato na ndihmojnë ta kuptojmë më mirë se çfarë po lexojmë”, tha Sefa.

Fëmijët do të lexojnë libra që atyre ju pëlqejnë. Do të lexojnë “Utën e Maleve”, “Piter Panin”, “Princin e Vogël”, “Aventurat” e Profesor Kantit. Po ashu “Çarlin” që transformohet në T-Rex, “Ditarin e Djaloshit Nerd”, do të mësojnë për Musinë Kokalarin, Greta Thunberg, Nënë Terezën, e shumë e shumë personazhe të tjera./KP/

Të ngjashëm

LAJMET

Parashikimi i motit për nesër

27/05/2023
LAJMET

Burri nga Kosova dyshohet se e vrau gruan e tij 37-vjeçare në Zvicër

27/05/2023
Foto ilustruese
LAJMET

Kurti: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

27/05/2023
LAJMET

Shefi i EULEX-it: Zgjedhjet e fundit në veri nuk ofrojnë zgjidhje afatgjatë

27/05/2023
LAJMET

8-vjeçari që u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar vdekjes

27/05/2023
LAJMET

Anulohet tenderi për QKMF-në në Fushë Kosovë

27/05/2023

Ligji për skemat pensionale – duhet miratuar dhe të hyjë në fuqi deri më 15 Korrik, në të kundërtën të afektuarit mund të kërkojnë kompensim nga shteti

27/05/2023
0

Shkruan: Ardian I. Bajraktari, Avokat Ligji i ri për skemat pensionale të financuara nga shteti, nëse nuk miratohet dhe nuk...

Këto janë arsyet pse e zeza mbetet e preferuar në veshje

27/05/2023
0

Në mos në shoqëri, në punë a në shkollë duhet të keni dikë që vesh gjithnjë të zeza. Siç tregojnë...

Parashikimi i motit për nesër

27/05/2023
0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti për nesër  parashihet të jetë me diell dhe vranësira të...

Burri nga Kosova dyshohet se e vrau gruan e tij 37-vjeçare në Zvicër

27/05/2023
0

Të premten një grua, 37 vjeçare nga Kosova është gjetur e vdekur në banesën e saj në Vevey, Vaus. Ajo...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.