Komunikacioni në Prishtinë vazhdimisht është i rënduar.
E për të zgjidhur këtë situatë, Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka bërë testime të përsëritshme për të liruar trafikun.
Njëra prej zgjidhjeve, që u pa si alternativë është edhe lëvizja me biçikleta intelegjente.
Ditë më parë, Komuna e Prishtinës ka hapur tender në vlerë 500 mijë euro për blerjen e 100 sosh.
Në një përgjigjje elektronike, drejtori i shërbimeve publike, Ilirik Musliu ka treguar detaje rreth projketit.
“Do blihen përafërsisht 100 copë me kyçje elektronike inteligjente, që do të mundëson sigurimin e biçikletës pranë ose jashtë stacionit, alarmin e sigurisë, pozicionimin e saj nëpërmjet komunikimit GPS, zhbllokimin dhe kyçjen nëpërmjet aplikacionit mobil, terminalit dhe kartës së përdoruesit. Do ndërtohen 10 stacione për këto biçikleta, derisa pagesa për marrje me qira nuk është caktuar ende, ndërkohë që do të shqyrtohet edhe kostoja për një orë apo një ditë”, bën të ditur Musliu.
Në anën tjetër, kjo po kritikohet nga njohësi i komunikacionit, Bekim Ahmeti. Sipas tij, kostoja për blerjen e tyre është shumë e lartë.
Përderisa si problem e sheh edhe mungesën e hapësirës për lëvizje.
Edhe qytetarët po e konisderojnë hapësirën si të pamjaftueshme për lëvizje me biçikleta.
Tenderi është paraparë të jetë i hapur për aplikuesit deri më 25 prill të vitit 2023.
Kronika e realizuar nga gazetarja Valëza Sylejmani.