TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​“Prishtina me Skënderbeun”, manifestim i madh për ditëlindjen e heroit

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
​“Prishtina me Skënderbeun”, manifestim i madh për ditëlindjen e heroit

Për nder të ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, më 6 maj do të mbahet një manifestim në sheshet “Skënderbeu” dhe “Nënë Tereza”, në Prishtinë, e ku ndër të tjera do të parakalojnë edhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.

Manifestimi po organizohet nga organizata jo-qeveritare “Shqiptaria”, së bashku me organizata tjera dhe veprimtarë. Aty pjesëmarrës pritet të jenë me mijëra persona nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, Selaniku e deri në Arbërinë e Italisë.

Sipas Basri Bekës nga organizata jo-qeveritare “Shqiptaria”, ky manifestim do të përmbajë aktivitete shkencore dhe program artistik e kulturor.

“Me rastin e ditëlindjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, ne shoqata “Shqiptaria”, bashkë me shoqatat tjera si motra, jemi duke bërë organizimin e manifestimit me rastin e ditëlindjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut më 6 maj, ku do jetë një manifestim, një program i madh kulturor-artistik, kësaj do t’i paraprijë edhe simpoziume shkencore dhe ne e kemi për nder të shënojmë këtë ditë, e cila neve si popull na fisnikëron”, tha Beka.

Ndërsa sa i përket organizimit të gjithë kësaj, Qëndrim Kryeziu, kryeorganizatori i manifestimit për ditëlindjen e Skënderbeut, ka thënë se pritet të jetë një ngjarje me pjesëmarrje masive nga të gjitha trevat ku ndodhen shqiptarët. Sipas tij, pritet që sheshi të mbushet me mbi 100 mijë persona.

“Pjesëmarrës presim të jenë mbi 100 mijë veta, nga arbëreshet e Italisë, e duke ardhur nga Athina, nga Selaniku nga qyteti i Artës… dhe do të kemi si nga qytetet e Strugës, Gjirokastrës, Lushnjës, Vlorës…nga Lezha, Shkodra e për këto të Kosovës mos të flasim”, ka potencuar Kryeziu për KP.

Ndërkaq nëse do të ketë pjesëmarrës nga fusha politike, Raif Gashi nga shoqata “Kufijtë e Arbërit”, është shprehur se politikanët në përgjithësi nuk interesohen shumë për kombin, ngaqë vëmendja e tyre shkon me shumë te votat.

“Fusha politike interesohet vetëm për vota, nuk mendojnë për kombin, nuk mendon për atë, mendon vetëm për paratë, kështu që le të mendojnë vetëm arbërorët, vetëm për këtë”, ka shtuar Gashi.

Për Veton Gusinë nga “Artisti për artisin”, ka indikacione nga disa grupe individësh për ngacmim të identitetit shqiptar në të gjitha trojet shqiptare.

“Ka rryma që tentojnë me ngucë identitetin tonë kombëtar e për t’u ngucë identiteti jonë kombëtar, është ai që e ka themeluar, është Skënderbeu, ku ne i nënshtrohemi flamurit, fiset tona i nënshtrohen ati flamuri edhe e krijojnë këtë identitetin shqiptar”, është shprehur Gusia.

Ky manifestim do të fillojë prej orës 13:00 në sheshin “Skënderbeu”, dhe “Nënë Tereza”, ku pritet të parakalojnë Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës

Tags: ​“Prishtina me Skënderbeun”Basri BekaQëndrim Kryeziu
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Krasniqi flet për ndikimin ekonomik të Lojërave Mesdhetare në Kosovë

​Krasniqi flet për ndikimin ekonomik të Lojërave Mesdhetare në Kosovë

Pas 10 muajsh me plumb në mushkëri, 28-vjeçari trajtohet me sukses në QKUK me metodë moderne

Pas 10 muajsh me plumb në mushkëri, 28-vjeçari trajtohet me sukses në QKUK me metodë moderne

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Vdes një person në Gjakovë pas aksidentit me motoçikletë

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

I gjenden substanca narkotike gjatë kontrollit të makinës, arrestohet i dyshuari

Spalletti vendos për të ardhmen e Zhegrovës

Evertoni kërkon huazimin e Zhegrovës

Vazhdon spektakli i “Play-off”-it në basketboll, sonte dueli Bashkimi – Bora

Vazhdon spektakli i “Play-off”-it në basketboll, sonte dueli Bashkimi – Bora

Tri ndeshje shumë interesante sot në Superligën e Kosovës

Tri ndeshje shumë interesante sot në Superligën e Kosovës

Lojtarët që mbulojnë gojën do të ndëshkohen me të kuq në Botëror

Lojtarët që mbulojnë gojën do të ndëshkohen me të kuq në Botëror

Tërshëra apo vezët për mëngjes? Ekspertët zbulojnë cila është zgjedhja më e mirë

Tërshëra apo vezët për mëngjes? Ekspertët zbulojnë cila është zgjedhja më e mirë

Leon Avdullahu vazhdon kontratën me Hoffenheimin

Leon Avdullahu vazhdon kontratën me Hoffenheimin

​Krasniqi flet për ndikimin ekonomik të Lojërave Mesdhetare në Kosovë

​Krasniqi flet për ndikimin ekonomik të Lojërave Mesdhetare në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën