TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Prishtina kritikon “Plisat”: Na keni tradhëtuar!

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Prishtina kritikon “Plisat”: Na keni tradhëtuar!

FC Prishtina nëpërmjet një letre publike të publikuar në Facebook, ka sqaruar të gjitha ngjarjet gjatë finales së Kupës së Kosovës. Të hënën, Prishtina e fitoi trofeun e kësaj gare pasi e mposhti Gjilanin 2:0.

Mirëpo, në tribuna dëgjoheshin vazhdimisht fyerjet dhe ofendimet e tifogrupit “Plisat” në drejtim të kryesisë së klubit bardhekaltër. Klubi ka thënë se u ndie i tradhtuar nga tifozët, duke shtuar se ata kishin harruar se për çfarë shërbejnë.

“Për Prishtinën, suksesi ishte jetik. Fatkeqësisht, tifozët tanë në tribunën jugore, jo që nuk përkrahen për asnjë minutë djemtë e ekipit, por ata as nuk qëndruar për t’i përshëndetur futbollistët apo për t’iu gëzuar triumfit. Kjo do të duhej të ishte primare për një grup tifozësh, nëse vetëm kanë harruar qëllimin për çka shërbejnë. Iu kemi dalë në ndihmë duke iu blerë bileta dhe duke iu financuar fishekzjarrët dhe koreografinë, por klubi u ndje i tradhtuar. Edhe sikur të donim të kuptonim reagimin e tyre prej tifozërisë, dje u thye çdo kodeks mirëbesimi, besnikërie dhe tifozërie. Nuk mbahet në mend një ngjarje sportive, e aq më pak finale, që një grup tifozësh mos ta përkrah skuadrën qoftë edhe për një minutë të vetëm. E tërë koha kaloi në sharje dhe ofendime”, thuhet në letrën publike të Prishtinës. “Paraprakisht kishim paralajmërime dhe njohuri që e njëjta do të ndodhte dhe për ironi kjo u paralajmërua nga një aksionar aktual i klubit në televizion. Natyrisht, ky aksionar ka harruar ndërkohë që është pjesë e klubit, edhe sepse aktualisht paguhet nga FFK dhe i njëjti për 18 vite sa është aksionar jo vetëm që nuk ka kontribuar asnjë cent në arkën e klubit, por nuk e mban mend askush të ketë blerë një biletë të vetme për të parë ndonjë ndeshje futbolli në ‘Fadil Vokrri’”.

Prishtina insistoi se me shkas nuk dëshiroi të reagonte pas ndeshjes, duke mos dashur të besonte se do të ndodhte një gjë e tillë. Megjithatë, shtoi se ajo u bë në formën më brutale të mundshme. Po ashtu, ka shtuar se fajësimi i krerëve të klubit, i cili është privatizuar në vitin 2005 nuk është korrekt për faktin se që nga ajo kohë, Prishtina ka fituar pesë tituj kampioni dhe pesë trofe të kupës së Kosovës. Ka shtuar se nuk ka parë reagime të tilla në situatat tjera, në të cilat është dashur të mbrohet klubi nga tifozët

“FC Prishtina nuk mban mend të ketë parë reagime të tilla kur është dëmtuar në formën më të vrazhdë nga referimet gjatë kampionatit. Gjithashtu nuk kemi parë reagime kur arrestohen e intervistohen për dyshime keqpërdorimi të fondeve njerëzit që duhet ta promovojnë sportin dhe t’i drejtonin ato fonde në zhvillim të sportit. Nuk kemi parë reagime e veprime kur caktohet i njëjti gjyqtar në 70% të ndeshjeve të një skuadre. Nuk kemi parë reagime kur brenda organizatës që është përgjegjëse për zhvillimin e futbollit, mbretëron nepotizmi dhe injoranca ekstreme. Nuk kemi parë reagime kur në mes të kampionatit një skuadre i jepen shuma të konsiderueshme të parave, kurse tjerave jo, përkundër faktit se shumica e klubeve janë në gjendje të ngjashme financiare. Nuk është reaguar kur për shkak të neglizhencës, inkompetencës e fudullëkut te zyrtareve të FFK-së klubet mbesin pa sponsorizime për gjysmë sezoni duke i sjellë buzë kolapsit. FC Prishtina ka qenë jashtëzakonisht e dëmtuar financiarisht nga moslicencimi i FFK-së me faj kryesor të vetë akterëve të FFK-së. Kemi humbur qindra mijëra euro nga papërgjegjësia e individëve që parimore do të duhej të kishim shërbimin ndaj futbollit. Mirëpo reagohet kundër atyre që kanë dhënë milionat nga paratë e tyre personale për të mbajt klubet”, shkroi Prishtina.

Prishtina ka thënë se ishte e pazakontë që finalja te kupës të luhet të hënën, ndërsa shtoi se edhe bllokimi i qëllimshëm i biletave, pastaj tentimi i përçarjes së grupit të tifozëve dhe moslicencimi i saj, me parime të njëjta siç janë licencuar edhe Dukagjini, Llapi dhe Gjilani, janë vepra të aktorëve të njëjtë që fshihen nën ombrellën e FFK-së.

“Shihni reagimet e tyre të pas ndeshjes, se kë e lavdërojnë, kë e qojnë në qiell dhe kë e fajësojnë. Si ju merr mendja, po të fyhej për 100 minuta ndeshje, shembull, Agim Ademi, a do të merrnin paralajmërim tifozët? A do të ndërpritej ndeshja? A do të zbrazej tribuna?”, ka vazhduar Prishtina. “Pra, tentimi për të baltosur krerët e klubit tonë e dimë nga vijnë. Shumica e tifozerisë sonë mund mos ta dinë, por akterët kryesor të tyre, sigurt e dinë!”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PSG arrin marrëveshje me portierin i cili do ta zëvendësojë Donnarumman

PSG arrin marrëveshje me portierin i cili do ta zëvendësojë Donnarumman

Refuzuan 170 milionë euro nga City, Chelsea tregon se për sa para e lejojnë largimin e anglezit

Refuzuan 170 milionë euro nga City, Chelsea tregon se për sa para e lejojnë largimin e anglezit

Real Madridi i hapur që t’i shesë tre yje këtë verë – me dyshime për dy të tjerë

Real Madridi i hapur që t’i shesë tre yje këtë verë – me dyshime për dy të tjerë

Barcelona po synon marrëveshjen 120 milionëshe – kjo do ta lehtësonte barrën financiare

Barcelona po synon marrëveshjen 120 milionëshe – kjo do ta lehtësonte barrën financiare

Disa kamionë egjiptian me ndihma hynë në Gaza përmes pikës kufitare Rafah

Foshnja 5-muajshe që vdiq nga uria në Gaza peshonte më pak se kur lindi

Foshnja 5-muajshe që vdiq nga uria në Gaza peshonte më pak se kur lindi

Zbardhet dinamika e vrasjes në Fier – Vajza sulmoi, i dashuri e mbajti

Zbardhet dinamika e vrasjes në Fier – Vajza sulmoi, i dashuri e mbajti

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X