Prishtina e ka fituar ndeshjen e parë miqësore në Antalia të Turqisë, ku është duke i zhvilluar përgatitjet për stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në futboll.
Prishtina të dielën mposhti skuadrën elitare të Çekisë, Ostrava, me rezultatin 3:2.
Golat në fitoren e Prishtinës i shënuan, Dren Zeqiri, Harun Kariq dhe Mario Ilievski.
Miqësoren e radhës në Antalia, Prishtina e luan më datën 21 janar.









