TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Prishtina e mbushur me qenë endacak, deri tash u adaptuan vetëm 31

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Brenda pak ditësh funksionalizohet qendra për qentë endacakë

Janë bërë 20 ditë prej kur ka filluar aksioni për largimin e qeneve endacak nga rrugët dhe hapësirat publike dhe nisja e adaptimit të qenve endacak, si dhe subvencionimi me nga 50 euro nga Komuna e Prishtinës, megjithatë, interesimi i qytetarëve për adaptim nuk shihet edhe aq i madh. Madje shesheve të Prishtinës, si dhe në Kampusin e Universitetit të Prishtinës, është e njëjta vështirësi për të kaluar natën dhe në mëngjes.

Ky projekt i komunës nisi më 28 gusht, ku njëherë u tha se 12 persona kanë shprehur interesimin për të adaptuar qentë endacak, megjithatë, për shkak të gjendjes së tyre, në ceremoninë e organizuar nga komuna, vetëm dy persona u panë teksa nënshkruan kontratat.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulëzim Fushtica ka njoftuar se deri më tani janë adaptuar 31 qenë endacak, në kuadër të projektit për subvencionimin me nga 50 euro në muaj për adoptuesit. Ai thotë se janë edhe pesë kërkesa të tjera në pritje, për të adoptuar më shumë se pesë qenë, derisa tregoi se janë duke bërë inspektimin se a i plotësojnë kushtet e paracaktuara për t’u bërë pronarë të këtyre qeneve.

Fushtica për KP potencoi se në bazë të rekomandimeve nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), për adoptimin e më shumë se dy qeneve nga një person, duhet të inspektohet vendi për t’u siguruar nëse ka përmbushje të kushteve për mirëqenien e qeneve të adoptuar.

“Nga fillimi i fushatës për adoptimin e qeneve endacak, kryeqyteti ka nënshkruar 31 kontrata individuale për adoptim. Kemi së paku edhe pesë kërkesa për adoptim për me shumë se pesë qenë dhe jemi duke bërë inspektimin se a i plotësojnë kushtet e paracaktuara për adoptim. Në bazë të rekomandimeve nga AUVK (Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës) adoptimet më shumë se dy qenë duhet të inspektohet vendi për tu siguruar përmbushja e kushteve për mirëqenien e qeneve të adoptuar”, potencoi Fushtica.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se qytetarët që shprehin interesim për adoptimin e qeneve do të subvencionohen me nga 50 euro çdo muaj, dhe do të mund t’i adoptojnë deri në pesë qenë, nëse i plotësojnë kushtet e parapara.

Ndërkaq, është paralajmëruar se do të ketë gjoba në rast të keqtrajtimit të qeneve që merren për adoptim.

Ndryshe, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se janë ndarë mbi një milion euro për trajtimin e qeneve endacak.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis seanca për presidentin dhe Specialen

Nis seanca për presidentin dhe Specialen

Shiroka-Pula pranon propozimin për presidente

Shiroka-Pula pranon propozimin për presidente

Deputetët nisin të hyjnë në sallë, pritet votimi për Specialen dhe presidenten

Deputetët nisin të hyjnë në sallë, pritet votimi për Specialen dhe presidenten

Hamza: Justina Shiroka-Pula është e pranueshme për ne, po shkojmë në sallën e Kuvendit

“Info Nata”- 06.10.2026

“Info Nata”- 06.10.2026

Gjendet i vdekur një person në Prizren, në vendngjarje konfiskohet një armë

Policia: Një protestuesi iu përkeqësua gjendja shëndetësore gjatë protestës në Prishtinë

Protesta e 129-të në Tiranë

Protesta e 129-të në Tiranë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën