TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Prishtina bëhet me shkollën për tregti, hoteleri dhe turizëm

by TËVË 1
8 muaj ago
1
A A
​Prishtina bëhet me shkollën për tregti, hoteleri dhe turizëm

Në Prishtinë është përuruar objekti i ri i shkollës së mesme të lartë profesionale “7 Shtatori, në profilet tregti, hoteleri dhe turizëm.

Ky projekt është financuar nga Komuna e Prishtinës dhe Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim dhe Zhvillim (LuxDev).

Në përurimin e objektit të ri të kësaj shkolle kanë marrë pjesë kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama dhe ambasadori i Qeverisë së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, ku u tha se ky është një hap i madh për arsimin profesional.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se gjeneratat të cilat do të dalin nga kjo shkollë do t’iu shërbejnë edhe nevojave të kryeqytetit.

“Kjo është një shkollë e re tash me zhvillimin e kryeqytetit, me zhvillimin e Kosovës, me zhvillimin e turizmit, hotelerisë. Çdo vit kemi nga 35 për qind më shumë turistë në Prishtinë, e në gjithë Kosovën edhe vendi ynë ka pasur nevojë për një shkollë të tillë ku tash do të kemi gjenerata të reja të nxënësve, të studentëve të cilëve ju mundësohet t’i ngritin kapacitetet e tyre profesionale për të ju shërbyer nevojave të kryeqytetit, të ngritemi në nivelin evropian, në nivelin botëror”, ka thënë Rama.

Edhe ambasadori i Qeverisë së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz tha se kjo shkollë profesionale ka rëndësi të madhe.

“Luksemburgu njihet për përkrahjen e gjerë që e ka bërë në shkollat e kompetencës në Ferizaj, në shkollën e kompetencës në Prizren dhe tani këtu në Prishtinë…Kjo shkollë është shumë e rëndësishme se ka qenë nën zhvillimin dhe nën përkrahjen e lidershipit të komunës…Komuna e Prishtinës ka paguar për ndërtesën, ndërsa Agjencioni jonë për bashkëpunim dhe zhvillim ka ndihmuar në dizajnimin dhe pajisjen me mjete…Nëse shikoni mbrapa do të shihni edhe një shembull të mirë të një shkolle tjetër ku shihet bashkëpunimi ndërmjet Luksemburgut dhe Komunës së Prishtinës”, u shpreh ai.

Lah Nitaj, i cili është përfaqësues nga Ministria e Arsimit tha se të rinjtë e të rejat të cilët vijojnë mësimin në këtë shkollë do të ndihmojnë ekonominë e institucioneve të vendit.

“Ndodhë në histori rrallë, shumë rrallë madje që festat e shkollës të manifestohen edhe me gëzime të tjera, siç është gëzimi i madh i gjithë neve besoj por ju që jeni brenda shkollës, që të përurojmë një shkollë të re, një shkollë moderne, një shkollë model e cila siguron dhe garanton të gjithë të rejat dhe të rinjtë tanë që të marrin dije, kualifikime dhe kompetenca të cilat janë të nevojshme sot për ekonominë tonë. Të cilat në radhë të parë do të ju shërbejnë atyre për pavarësi, për profesionalizëm, për avancim në karrierë, por do të lehtësojnë shumë edhe barrën në familje dhe do të jenë krah i fortë i ekonomisë i institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Pas përurimit të objektit të ri të shkollës, drejtoresha e shkollës “7 Shtatori”, Hatixhe Retkoceri tha se kjo shkollë do të bëhet një qendër shembullore e dijes dhe profesionalizmit.

“Objekti i ri është një hap i madh për arsimin profesional, ai do të shërbejë për zhvillimin e profileve në fushat e hotelerisë, turizmit dhe tregtisë, duke ofruar kushte më moderne për mësim praktik në këtë vend. Shkolla jonë zhvillon mësim në katër profile, kuzhinierë siç po shihni edhe të veshur me uniformën tonë, asistentë të pritjes hoteliere në anën tjetër, asistentë i udhëtimeve për tregti me pakicë dhe shumicë”, përfundoi ajo.

Objekti i ri i shkollës së mesme të lartë profesionale “7 Shtatori”, në profilet tregti, hoteleri dhe turizëm është investim prej 2.2 milionë euro.

Tags: perparim ramaPrishtineshkollëTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Në një dhomë me Vuçiqin dhe Lajçak”, Kurti nuk përgjigjet për pretendimet e Osmanit

“Në një dhomë me Vuçiqin dhe Lajçak”, Kurti nuk përgjigjet për pretendimet e Osmanit

Policia e Kosovës tregon versionin e saj për rastin e 27-vjeçarit

Dyshohet se kërcënoi një zyrtar komunal, shoqërohet në polici 32-vjeçarja në Ferizaj

Kurti: 9 nga 10 reforma të rrezikuara për shkak të bllokadës në Kuvend

Kurti: 9 nga 10 reforma të rrezikuara për shkak të bllokadës në Kuvend

E pranishme në momentin e incidentit mes Lushtakut dhe Mehanit, deklarohet Arjeta Fejza

E pranishme në momentin e incidentit mes Lushtakut dhe Mehanit, deklarohet Arjeta Fejza

Arabia Saudite dhe Spanja nënshkruajnë marrëveshje partneriteti strategjik

Të paktën pesë persona të vrarë pas sulmeve ruse në Ukrainë

Të paktën pesë persona të vrarë pas sulmeve ruse në Ukrainë

Policia e Kosovës tregon versionin e saj për rastin e 27-vjeçarit

Dyshohet se kërcënoi një zyrtar komunal, shoqërohet në polici 32-vjeçarja në Ferizaj

Kurti: 9 nga 10 reforma të rrezikuara për shkak të bllokadës në Kuvend

Kurti: 9 nga 10 reforma të rrezikuara për shkak të bllokadës në Kuvend

Palatova: Kosova duhet të përshpejtojë reformat për të përfituar 882.6 milionë euro nga BE-ja

Palatova: Kosova duhet të përshpejtojë reformat për të përfituar 882.6 milionë euro nga BE-ja

E pranishme në momentin e incidentit mes Lushtakut dhe Mehanit, deklarohet Arjeta Fejza

E pranishme në momentin e incidentit mes Lushtakut dhe Mehanit, deklarohet Arjeta Fejza

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën