TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Prindërit e Arbnor Spahiut kërkojnë ndihmë nga ndërkombëtarët

by teve1
9 muaj ago
1
A A
Prindërit e Arbnor Spahiut kërkojnë ndihmë nga ndërkombëtarët

Prindërit e ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiu, përmes një deklarate për media kanë kërkuar ndihmë nga ndërkombëtarët.

Ata kanë thënë se djali i tyre aktualisht ndodhet në paraburgim në Serbi, mbi bazën e një akuze të padrejtë dhe të pabazë.

Deklaratë publike nga prindërit e Arbnor Spahiut:

Ne jemi prindërit e Arbnor Spahiut. Djali ynë ndodhet aktualisht në paraburgim në Serbi, mbi bazën e një akuze të padrejtë dhe të pabazë.

Dëshirojmë të sqarojmë publikisht se Arbnori ka dhënë dorëheqje nga puna më 1 nëntor 2022 dhe që prej asaj kohe jeton në Gjermani së bashku me bashkëshorten e tij, duke ndjekur një jetë të qetë dhe të rregullt.

Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur një vit më pas, në një kohë kur ai nuk ka qenë pjesë e asnjë institucioni dhe nuk ka pasur asnjë rol që do ta lidhte me atë rast. Çdo përpjekje për ta lidhur emrin e tij me një ngjarje që nuk ka të bëjë me të është jo vetëm e padrejtë, por edhe e dëmshme.

Kjo është arsyeja pse ne, si prindër, e konsiderojmë ndalimin e tij një shkelje të rëndë të të drejtave të tij si qytetar, e cila bie ndesh me çdo parim të drejtësisë dhe logjikës ligjore. Ai është i pafajshëm dhe nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen për të cilën po mbahet.

Apelojmë tek institucionet ndërkombëtare, organizatat për të drejtat e njeriut dhe tek opinion publik që të mos heshtin përballë kësaj padrejtësie. Secili njeri meriton një proces të drejtë dhe të ndershëm, e kjo nuk po ndodh në rastin e Arbnorit.

Ne do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësinë e tij me mjete ligjore dhe institucionale, me besimin se e vërteta nuk mund të mohohet.

Në emër të familjes,

Prindërit e Arbnor Spahiut

ShareTweet

Postime të ngjashme

Musliu fajëson Kurtin dhe Osmanin për bllokadën institucionale

Musliu fajëson Kurtin dhe Osmanin për bllokadën institucionale

PDK nuk konteston vendimin e Kushtetueses, Musliu thotë se përgjegjësia bie mbi Kurtin

PDK nuk konteston vendimin e Kushtetueses, Musliu thotë se përgjegjësia bie mbi Kurtin

Cakolli: Gjykata nuk i dha veto komuniteteve, rikonfirmoi standardin e ditur kushtetues

Cakolli: Vendimi i Kushtetueses balancon situatën dhe u jep kohë institucioneve

Pozhari: Ka zëra kundër kthimit të Osmanit në LDK, do t’i bashkohet përmes një liste

Emisioni “Info Nata” 25.03.2026

Mustafa: Opozita e interesuar për zgjedhje, shkak momentumi ‘Vjosa’

Mustafa: Opozita e interesuar për zgjedhje, shkak momentumi ‘Vjosa’

Si qëndruan 4 ditë pa bukë e ujë në kulmin e shtëpisë Milazim Duraku me 7 nipat?

Si qëndruan 4 ditë pa bukë e ujë në kulmin e shtëpisë Milazim Duraku me 7 nipat?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën