TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Princi Harry pohon se William e sulmoi fizikisht gjatë një zënke lidhur me Meghan

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Princi Harry pohon se William e sulmoi fizikisht gjatë një zënke lidhur me Meghan

 

Për akuzat e bujshme që pritet të tronditin familjen mbretërore, Harry flet në librin e tij të ardhshëm “Spare”, ku thotë se princi i Uellsit e quajti Meghanin ‘të vrazhdë’ dhe ‘të vështirë’ gjatë një grindjeje.

Në një fragment të librit të transmetuar nga The Guardian, princi Harry pretendon se William “më kapi për jakë, më këputi zinxhirin dhe… më rrëzoi në dysheme”.

(Foto: Getty/The Sun)

Duka i Sussexit pretendon se ai mbeti me një dëmtim të dukshëm në shpinë pas zënkës që patën në Nottingham Cottage në vitin 2019, në territorin e Kensington Palace, ku ai jetonte në atë kohë.

Në shkrimet e tij, Harry thotë se Williami ishte veçmë ‘i nevrikosur’ kur mbërriti duke dashur të fliste për marrëdhëniet e tyre të përkeqësuara.

Sipas 38-vjeçarit, debati u kthye në të bërtitura pasi William u ankua për gruan e tij, Meghan, duke e quajtur atë të pasjellshme dhe të ashpër.

Pasi vëllai i madh këmbënguli se po përpiqej t’i ndihmonte, duka i Sussexit iu përgjigj: “Me të vërtetë e ke? Të më ndihmosh? Më fal – kështu e quan këtë? Po më ndihmon?”.

(Foto: Pixel8000)

Harry pretendon se më pas i dha Williamit një gotë me ujë dhe i tha: “Willy, nuk mund të flas me ty kur je kështu”. Më pas ai thotë se vëllai i tij e quajti atë me një emër tjetër dhe iu afrua: “Gjithçka ndodhi kaq shpejt. Ai më kapi nga jaka, duke më këputur zinxhirin dhe më rrëzoi në dysheme. Rashë në tasin e qenit, i cili u thye nën shpinën time dhe copat më prenë. U shtriva për një moment, i trullosur, pastaj u ngrita në këmbë dhe i thashë të dilte jashtë”.

Ai thotë se William i tha që ta godiste mbrapsht, por ai refuzoi dhe kështu vëllai i tij u largua “duke u penduar dhe i kërkoi falje”. Sipas Harryt, 40-vjeçari më pas i tha që të mos i tregonte Meghanit për ballafaqimin.

Harry thotë se ai u përgjigj: “Do të thuash që më sulmove?”, për të cilën ai pretendon se William u përgjigj: “Unë nuk të sulmova, Harold”.

(Foto: Getty/The Sun)

Princi ka rrëfyer se nuk i kishte treguar menjëherë gruas së tij derisa ajo vuri re gërvishtje dhe mavijosje në shpinën e tij. Ekstrakti i librit të Harryt është botuar nga The Guardian. Është e paqartë se si ata morën një kopje të hershme.

Ajo vjen pasi The Sun zbuloi se libri do ta çojë luftën e tij me vëllanë në një nivel tjetër. Biografia e Harryt, “Spare” – pritet të zbulojë më shumë se seriali i tij në Netflix. Libri shpërthyes që do të publikohet më 10 janar do të japë një përshkrim të detajuar goditje pas goditjeje të rënies së tyre. /Telegrafi/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dua Lipa tregon besëtytnitë e shqiptarëve në emisionin britanik

Dua Lipa tregon besëtytnitë e shqiptarëve në emisionin britanik

Bebe Rexha do të performojë në gala-mbrëmjen e amfAR në Venecia

Bebe Rexha do të performojë në gala-mbrëmjen e amfAR në Venecia

Brad Pitt rrëfen periudhën më të errët të jetës

Brad Pitt rrëfen periudhën më të errët të jetës

Martohen zyrtarisht Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez

Martohen zyrtarisht Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez

​Rama: Zvërneci nuk ndalet, por do të konsultohemi me palët e interesuara

​Rama: Zvërneci nuk ndalet, por do të konsultohemi me palët e interesuara

Nxirren nga rrënojat mbetjet e 21 palestinezëve në Gaza, kërkohen edhe 40 të tjerë

Nxirren nga rrënojat mbetjet e 21 palestinezëve në Gaza, kërkohen edhe 40 të tjerë

Pas një muaji ndalim, uji i Gostivarit rikthehet për konsum

Pas një muaji ndalim, uji i Gostivarit rikthehet për konsum

Policia e Kosovës ndan detaje nga operacioni për kapjen e trafikuesve të narkotikëve, në Greqi

Policia e Kosovës ndan detaje nga operacioni për kapjen e trafikuesve të narkotikëve, në Greqi

Të dielën në autostrada të Kosovës s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Të dielën në autostrada të Kosovës s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Zyrtare: Djed Spence transferohet te Interi

Zyrtare: Djed Spence transferohet te Interi

Dita e 77-të: Nuk ndalet protesta në Tiranë

Dita e 77-të: Nuk ndalet protesta në Tiranë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën