TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Prigozhin largohet për në Bjellorusi, akuzat hidhen poshtë

nga tëvë1
24 Qershor, 2023
0
A A
Prigozhin largohet për në Bjellorusi, akuzat hidhen poshtë

Mediat shtetërore ruse raportojnë se shefi i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, do të largohet për në Bjellorusi.

Sipas raportimeve, akuzat kundër tij dhe grupit të tij do të hidhen poshtë “për të shmangur gjakderdhjen”.

Prigozhin dhe grupi i tij u akuzuan për nxitje të rebelimit të armatosur kundër ushtrisë ruse.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se mercenarët e Wagnerit që dëshirojnë të nënshkruajnë kontratë me Ministrinë ruse të Mbrojtjes, mund ta bëjnë këtë, dhe se luftëtarët që morën pjesë në rebelimin e sotëm, nuk do të ndiqen penalisht.

Prigozhin dha urdhrin për rebelim mbrëmjen e 23 qershorit, duke akuzuar ushtrinë ruse për sulme vdekjeprurëse kundër forcave të tij në Ukrainë.

Por, pas gati 24 orësh, ai u dha urdhër forcave të tij që të tërhiqen, për të shmangur, siç tha edhe ai, gjakderdhjen.

Vendimi u mor pas negociatave me udhëheqësin bjellorus, Aleksandr Lukashenko.

Mercenarët e Wagnerit, në orët e para të së shtunës, morën kontrollin e qytetit Rostov-on-Don, pranë kufirit me Ukrainën, dhe u nisën drejt Moskës.

Prigozhin tha se njerëzit e tij ishin vetëm 200 kilometra larg Moskës, kur vendosi t’i kthejë ata.

Ai nuk tha nëse Moska i është përgjigjur kërkesës së tij për të shkarkuar ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i cilësoi veprimet e Wagnerit si “tradhti”.

SHBA-ja dhe aleatët e saj thanë se kanë përcjellë nga afër ngjarjet në Rusi. /REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Irani lëshon breshëri raketash drejt Izraelit

Irani lëshon breshëri raketash drejt Izraelit

Franca e “vendosur” që të njohë shtetin e Palestinës

Franca e “vendosur” që të njohë shtetin e Palestinës

Trump nuk përjashton mundësinë e ndryshimit të regjimit në Iran

Trump nuk përjashton mundësinë e ndryshimit të regjimit në Iran

Evakuohen edhe 4 shqiptarë të tjerë nga Izraeli pas nisjes së luftës me Iranin

Evakuohen edhe 4 shqiptarë të tjerë nga Izraeli pas nisjes së luftës me Iranin

Irani lëshon breshëri raketash drejt Izraelit

Irani lëshon breshëri raketash drejt Izraelit

Muriqi nuk largohet nga Mallorca

Muriqi pranë kthimit në Turqi, e do Beshiktashi

Rikthehet në operim njësia A5 e termocentralit Kosova A

Rikthehet në operim njësia A5 e termocentralit Kosova A

Franca e “vendosur” që të njohë shtetin e Palestinës

Franca e “vendosur” që të njohë shtetin e Palestinës

Bajrami: KEK-u hapi tenderë në vlerë 137 milionë pa studimi të fizibilitetit

Bajrami: KEK-u hapi tenderë në vlerë 137 milionë pa studimi të fizibilitetit

Haradinaj: Presim vendimin e Kushtetueses për zhbllokimin e ngërçit politik

Haradinaj: Presim vendimin e Kushtetueses për zhbllokimin e ngërçit politik

Sveçla: Arsenijeviq do të ndalohet posa të futet në territorin e Kosovës

Sveçla: Arsenijeviq do të ndalohet posa të futet në territorin e Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X