TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Presidenti koreanojugor zëvendëson ministrin e Mbrojtjes

by teve1
1 vit ago
0
A A
Presidenti koreanojugor zëvendëson ministrin e Mbrojtjes

Presidenti i Koresë së Jugut zëvendësoi ministrin e Mbrojtjes ndërsa partitë opozitare synojnë të votojnë një mocion për shkarkimin e të dyve, pas vendimit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, që çoi në mobilizim të forcave të armatosura dhe vendosjen e tyre në rrugët e Seulit.

Gjendja e jashtëzakonshme zgjati vetëm 6 orë, pasi Parlamenti e hodhi poshtë vendimin e Presidentit me votim unanim dhe ai u detyrua ta anulonte vendimin.

Partitë opozitare synojnë të votojnë një mocion për shkarkimin e Presidentit Yoon Suk Yeol të shtunën në mbrëmje. Partitë opozitare kanë 192 vende, por për miratimin e mocionit nevojiten 200 vota.

Zyra e Presidentit Yoon njoftoi se ai kishte vendosur zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes Kim Yong Hyun me Choi Byung Hyuk, një gjeneral në pension i cili aktualisht është ambasador i Koresë së Jugut në Arabinë Saudite.

Presidenti Yoon nuk është shfaqur publikisht që nga dita kur njoftoi në televizion se kishte hequr gjendjen e jashtëzakonshme.

Më herët, partitë e opozitës kishin depozituar një mocion për shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes Kim, duke ngritur dyshimet se ishte ai që i sugjeroi Presidentit Yoon vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Ministri Kim kishte ofruar të jepte dorëheqjen dhe kërkoi ndjesë që shkaktoi shqetësim tek opinioni publik.

Presidenti Yoon e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme i zemëruar me opozitën, duke u zotuar të eliminojë forcat “anti-shtetërore”, ndërsa ndeshet me probleme me opozitën që ka shumicën në parlament që ai e akuzon si simpatizuese të Koresë së Veriut komuniste./VOA

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump thotë se SHBA-ja e ka goditur ishullin Harg, zotohet për mbrojtjen e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit

Trump thotë se SHBA-ja e ka goditur ishullin Harg, zotohet për mbrojtjen e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit

Vdes filozofi dhe sociologu gjerman, Jurgen Habermas

Vdes filozofi dhe sociologu gjerman, Jurgen Habermas

Grenell shkarkohet nga posti i drejtorit të “John F. Kennedy Center”

Grenell shkarkohet nga posti i drejtorit të “John F. Kennedy Center”

Reshje të mëdha bore në Zvicër, autoritetet shpallin nivel alarmi 4 në disa rajone

Reshje të mëdha bore në Zvicër, autoritetet shpallin nivel alarmi 4 në disa rajone

Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët e huaj që vizitojnë Kosovën

Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët e huaj që vizitojnë Kosovën

Fluks i lartë automjetesh edhe në kufirin Shqipëri-Kosovë

Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Automjetet në Kosovë

Parashikimi i motit për të shtunën

E diela me diell dhe vranësira të pjesshme

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

OVL-UÇK: Kurti po bën sot kompromiset që më parë i cilësonte si tradhti

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Përleshje mes disa personave në Prishtinë, një person i lënduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën