TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Presidenti i Kolumbisë bën thirrje në OKB për krijimin e një force të armatosur që të mbrojë palestinezët

by teve1
8 muaj ago
2
A A
Presidenti i Kolumbisë bën thirrje në OKB për krijimin e një force të armatosur që të mbrojë palestinezët

Gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, mbajti një deklaratë të fuqishme dhe kritike ndaj rolit të OKB-së dhe komunitetit ndërkombëtar në lidhje me luftën në Gaza.

Presidenti Petro tha se organizata që dikur simbolizonte paqen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar është kthyer në një spektatore të heshtur të tragjedisë në Palestinë.

“OKB është bërë pjesëmarrëse në gjenocid. Kjo sallë është dëshmitar i heshtur i një gjenocidi,” deklaroi Petro para delegacioneve ndërkombëtare.

Ai theksoi se ideja e racave superiore apo popujve të “zgjedhur nga Zoti” është e rrezikshme dhe e nxitur nga ekstremizmi i djathtë.

“Nuk ka racë superiore, nuk ka njerëz të zgjedhur të Zotit, nuk janë as Shtetet e Bashkuara as Izraeli. Injorantët e të djathtës ekstreme mendojnë kështu. I gjithë njerëzimi është i zgjedhur prej Zotit.”

Duke kërkuar veprim të menjëhershëm, Petro u shpreh se është momenti që OKB të ndryshojë dhe të ndërmarrë hapa konkretë për të ndalur dhunën në Gaza.

“OKB duhet të ndryshojë tani, dhe para çdo gjëje duhet të ndalë gjenocidin në Gaza. Njerëzimi nuk mund të lejojë as edhe një ditë të vetme të gjenocidit.”

Sipas tij, diplomacia ka dështuar në rastin e Gazës dhe tani kërkohen veprime më të vendosura për të ndalur gjakderdhjen.

“Roli i diplomacisë tashmë është shterrur në rastin e Gazës, nuk mund ta zgjidh atë. Gjenocidi duhet të ndalet nga ajo që vjen pas diplomacisë.”

Petro bëri thirrje për veprim përmes një votimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe jo përmes Këshillit të Sigurimit, ku vetoja e disa vendeve anëtare mund të bllokojë vendime të rëndësishme.

“Duhet të jetë përmes një vote në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, jo përmes votës së Këshillit të Sigurimit që mund t’i vendoset veto. Duhet përmes një Unioni për Paqe për Palestinën të formohet një forcë e armatosur për të mbrojtur jetën e palestinezëve.”

Në fund, presidenti kolumbian bëri një thirrje të hapur drejtuar gjithë botës për solidaritet dhe ndërhyrje aktive.

“Për këtë arsye i ftoj njerëzit e gjithë botës të bashkojnë ushtritë dhe armët. Palestina duhet të lirohet, për shkak se nuk do të bombardohet vetëm Gaza, jo vetëm Karaibet siç është duke u bërë, por vet njerëzimi që po kërkon liri.”

Fjalimi i Petro-s është një ndër deklaratat më të forta të dhëna nga një lider botëror në mbështetje të Palestinës në forumet ndërkombëtare gjatë vitit 2025.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Irani i përgjigjet propozimit të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës

Irani i përgjigjet propozimit të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës

Rama: Të mbyllim hendeqet për të siguruar një harmoni në Evropë

Rama: Shqipëria më afër se kurrë integrimit në BE

Luftëtarët rebelë vrasin të paktën 69 persona në verilindje të RD të Kongos

Luftëtarët rebelë vrasin të paktën 69 persona në verilindje të RD të Kongos

Izraeli deporton dy aktivistë të rrëmbyer të flotiljes me ndihma për Gazën

Izraeli deporton dy aktivistë të rrëmbyer të flotiljes me ndihma për Gazën

Barcelona konfirmon titullin me fitore në “El Clasico”

Barcelona konfirmon titullin me fitore në “El Clasico”

Gërvalla: I kishim votat për kryetarin e Kuvendit, opozita s’na lejuan të kalojmë në pikat tjera

Gërvalla thotë se faqja e saj në Facebook është sulmuar nga profile të rreme

Milani humb nga Atalanta, bie në pozitën e katërt

Milani humb nga Atalanta, bie në pozitën e katërt

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Tre pjesëtarë të grupit ‘Torcida” arrestohen nën dyshimin për sulm pas ndeshjes Trepça – Vushtrria

Barcelona në epërsi ndaj Realit në “El Clasico”

Barcelona në epërsi ndaj Realit në “El Clasico”

Trepça avancon ndaj Bashkimit në serinë finale

Trepça avancon ndaj Bashkimit në serinë finale

Dhunohet një grua në Ferizaj, lirohet i dyshuari

Për 3 muaj, 10 raste të dhunimit seksual

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën