TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Presidenti i Finlandës: Ka ardhur koha që Evropa të nis bisedime direkte me Rusinë

by teve1
4 muaj ago
1
A A
Presidenti i Finlandës: Ka ardhur koha që Evropa të nis bisedime direkte me Rusinë

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb tha se mendon që qeveritë evropiane duhet të nisin kontakte të drejtpërdrejta me Moskën, duke theksuar se një marrëveshje paqeje nuk pritet të arrihet të paktën gjatë këtij viti.

“Është koha për të filluar të flasim me Rusinë. Kur do të ndodhë kjo, nuk e di”, deklaroi Stubb në një intervistë për të përditshmen italiane Corriere della Sera, e publikuar të hënën.

Ai tha se qasja e Shteteve të Bashkuara ndaj Rusisë dhe Ukrainës nuk përputhet më plotësisht me interesat evropiane, ndaj sipas tij Evropa duhet të marrë iniciativa të drejtpërdrejta në komunikimin me Moskën.

“Unë besoj se paqja nuk është në tryezë, të paktën për këtë vit”, tha ai, duke shtuar se vendet evropiane po diskutojnë se kush duhet të vendosë kontaktin e parë me Rusinë, por nënvizoi: “Nuk e dimë ende”.

“Gjëja më e rëndësishme është që gjithçka duhet të koordinohet midis nesh, veçanërisht midis E5 (Gjermania, Franca, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Polonia) dhe vendeve nordike dhe baltike, të cilat janë në kufi. Nëse do të jetë një i dërguar special apo një grup udhëheqësish, do ta shohim.”

I pyetur nëse liderët evropianë kishin vepruar drejt duke mos mbështetur Shtetet e Bashkuara në konfliktin e saj me Iran, Stubb tha se reagimi evropian lidhej me faktin që Presidenti amerikan, Donald Trump nuk ishte konsultuar me aleatët evropianë para sulmit.

“Tani shpresojmë që amerikanët dhe iranianët do të gjejnë një zgjidhje, një armëpushim të qëndrueshëm. Ata duken afër. Në atë pikë, çdo iniciativë që mund të rihapë Ngushticën e Hormuzit duhet të përfshijë edhe Evropën”, shtoi ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

SHBA sulmon objektivat ushtarake iraniane në Ishullin Larak

SHBA sulmon objektivat ushtarake iraniane në Ishullin Larak

Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident në Mirditë

Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident në Mirditë

Ministri izraelit mburret me kushtet e ashpra në burgjet izraelite për gratë palestineze

Ministri izraelit mburret me kushtet e ashpra në burgjet izraelite për gratë palestineze

Islandezët votojnë kundër rinisjes së negociatave për anëtarësimin në BE

Islandezët votojnë kundër rinisjes së negociatave për anëtarësimin në BE

Në Gjenevë hapet ekspozita “Ende duke pritur?”, në nderim të personave të zhdukur

Në Gjenevë hapet ekspozita “Ende duke pritur?”, në nderim të personave të zhdukur

Anëtarët e rinj të KQZ-së betohen sot para Haxhiut

Anëtarët e rinj të KQZ-së betohen sot para Haxhiut

Deputetë të PDK-së e Aleancës sërish para qeverisë, u bashkohen drejtorë e aktivistë nga Skenderaj dhe Istogu

Deputetë të PDK-së e Aleancës sërish para qeverisë, u bashkohen drejtorë e aktivistë nga Skenderaj dhe Istogu

Parashikimi i motit

Moti sot

SHBA sulmon objektivat ushtarake iraniane në Ishullin Larak

SHBA sulmon objektivat ushtarake iraniane në Ishullin Larak

​OVL-UÇK: Serbia duhet t’i hapë arkivat, institucionet ndërkombëtare ta detyrojnë ta bëjë këtë

​OVL-UÇK: Serbia duhet t’i hapë arkivat, institucionet ndërkombëtare ta detyrojnë ta bëjë këtë

​Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së

​Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën