TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Presidenti i Federatës së Futbollit të Bullgarisë jep dorëheqje

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Presidenti i Federatës së Futbollit të Bullgarisë jep dorëheqje

Federatës së Futbollit të Bullgarisë ka mbetur pa president.

Borislav Mihaylov ka dhënë dorëheqje.

Kjo ndodhi të hënën për shkak të protestave masive kundër tij.

Mijëra tifozë të futbollit kanë dalë në rrugë në javët e fundit dhe kanë kërkuar dorëheqjen e Mihaylovit, ish-portierit të gjeneratës që shkoi deri në gjysmëfinale të Kupës së Botës në vitin 1994.

Protestuesit të pakënaqur me udhëheqjen e Mihaylovit për kohë të gjatë, kërkuan dorëheqjen menjëherë pasi Federata bullgare e futbollit vendosi që ta luajë pa shikues ndeshjen kualifikuese të Evropianit kundër Hungarisë, më 16 tetor.

Presion shtesë për dorëheqjen e tij erdhi edhe nga kryeministri i shtetit, Nikolay Denkov, i cili i shkroi letër edhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, që të marrë “veprime vendimtare” për ta hequr Mihaylovin nga posti i presidentit të federatës.

Letra, e cila u publikua në sajtin e Qeverisë, ka cituar “kritikat e grumbulluara prej kohësh dhe pakënaqësitë e klubeve të futbollit”, me udhëheqësin e futbollit në këtë shtet.

Po ashtu u përmend se statuti i FIFA-s mundëson shkarkimin e drejtuesve të federatave “në rrethana të jashtëzakonshme”.

Të hënën, Mihaylov i hodhi poshtë gjitha pretendimet se ka “kritika nga klubet e futbollit” dhe u ka thënë gazetarëve se arsyeja e vetme e dorëheqjes ishte për “t’i qetësuar të gjithë”.

Mihaylov ishte zgjedhur për herë të parë president i Federatës në vitin 2005.

Bullgaria ka pësuar rënie që nga ardhja e tij dhe nuk është kualifikuar në ngjarje të madhe që prej Evropianit të vitit 2004.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rahoveci mbetet në Superligë, bie Vëllaznimi

Rahoveci mbetet në Superligë, bie Vëllaznimi

Formacionet zyrtare Barcelona – Atletico Madrid

Formacionet zyrtare Barcelona – Atletico Madrid

Dukagjini e Ferizaj befasojnë Ballkanin e Llapin në Kupë

Dukagjini e Ferizaj befasojnë Ballkanin e Llapin në Kupë

Shaqiri vazhdon shkëlqimin në Zvicër, më i miri i xhiros

Shaqiri vazhdon shkëlqimin në Zvicër, më i miri i xhiros

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën