TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Presidenti i Bosnje-Hercegovinës video-mesazh drejtuar Kuvendit të Shqipërisë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
​Presidenti i Bosnje-Hercegovinës video-mesazh drejtuar Kuvendit të Shqipërisë

Šefik Džaferović: E nderuar kryetare e kuvendit, të nderuar deputetë të Republikës së Shqipërisë, zonja dhe zotërinj, të dashur miq. Në ditët në vijim bëhen pikërisht 27 vite nga gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i madh masiv në tokën europiane pas Luftës së Dytë Botërore.

Vetëm për disa ditë, pas 11 korrikut 1995, njësitë e Ushtrisë dhe Policisë së Republikës Srpska vranë më shumë se 8000 burra dhe djem. Siç konstatohet në vendimet e Gjykatës së Hagës, i gjithë operacioni u krye nën urdhrat dhe mbikëqyrjen e udhëheqjes politike dhe ushtarake të Republikës Srpska. Veprimi i asaj industrie të batishme të vdekjes shqetësoi ndërgjegjen e njerëzimit dhe vuri në dukje pasojat katastrofike të komunitetit ndërkombëtar, i cili në mënyrë pasive, për tre vjet vëzhgoi rrethimin e Srebrenicës “zonën e sigurt të Kombeve të Bashkuara”. Tragjedia në Srebrenicë është bërë një simbol planetar i vuajtjes dhe krimit në epokën moderne.

Edhe sot, 27 vjet më vonë, fjala Srebrenicë jonë me tmerrin dhe dhimbjen më të fuqishme. Me mirënjohje dhe vlerësim mora lajmin për synimin e Kuvendit të Shqipërisë për miratimin e Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë. Falenderoj  të gjithë deputetët që mbështetën miratimin e kësaj rezolute. Me këtë akt, Shqipëria konfirmon përkatësinë e saj në botën e qytetëruar dhe Kuvendi i Shqipërisë i bashkohet PE-së, Kongresit Amerikan dhe më shumë parlamenteve në botë, Europës dhe rajonit që miratuan rezolutën. Ky është një akt shum thelbësor dhe shumë i rëndësishëm për të gjithë rajonin dhe Ballkanin Perëndimor. Rivendosja e besimit në rajon është e mundur vetëm me respekt për të vërtetën, sepse respekti për të vërtetën është respekt për viktimat.

Shpresoj që një ditë të gjithë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pa përjashtim do të fillojnë të respektojnë viktimat duke pranuar të vërtetën. U takon atyre ta bëjnë këtë dhe të sigurojnë një të ardhme normale dhe të shëndetshme, ose do të vazhdojnë të mohojnë, duke penguar kështu rikthimin e besimit dhe duke mbajtur peng brezat e reja me të kaluarën. Republika e Shqipërisë dhe Bosnja-Hercegovina janë dy vende të afërta dhe jashtëzakonisht miqësore. Vendet tona kontribuojnë në krijimin e një mjedisi paqësor dhe demokratik në rajon. Popujt tanë janë të lidhur me lidhje të shumta historike, kulturore dhe përgjithësisht njerëzore. E ardhmja jonë është e përbashkët dhe ajo është evropiane dhe euroatlantike. Në këtë këndvështrim e shoh këtë akt të Kuvendit të Shqipërisë. Qëllimi i kujtimit dhe nderimi i viktimave është të sigurohet që tmerri i gjenocidit të mos ndodhë më kurrë. Ashtu siç thotë lutja e Potoçarit: Dhimbja të jetë shpresa, në vend të hakmarrjes të jetë drejtësia. Lotët e nënës të jenë lutje që Srebrenica të mos i ndodhë më kurrë askujt./tch./

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta në Tiranë shënon ditën e 116-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 116-të

Vlora Hyseni dhe dy të arrestuarit e tjerë do të merren në pyetje nesër nga hetuesit

Vlora Hyseni dhe dy të arrestuarit e tjerë do të merren në pyetje nesër nga hetuesit

Komisioni i BE-së gati të mbështesë zyrtarisht afatin e anëtarësimit të Shqipërisë në vitin 2027

Komisioni i BE-së gati të mbështesë zyrtarisht afatin e anëtarësimit të Shqipërisë në vitin 2027

Presidenti sirian: Golani mbetet sirian, aneksimi është i pavlefshëm sipas rezolutave të OKB-së

Presidenti sirian: Golani mbetet sirian, aneksimi është i pavlefshëm sipas rezolutave të OKB-së

Mehmeti: Mund të thirren në Hagë edhe drejtuesit e UÇK-së në Maqedoni

Mehmeti: Mund të thirren në Hagë edhe drejtuesit e UÇK-së në Maqedoni

Përfundon nata e tetë e protestës kundër vendimit të Speciales

Përfundon nata e tetë e protestës kundër vendimit të Speciales

Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë shtete mike dhe partnere

Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë shtete mike dhe partnere

Mehmeti: BE-ja drejt zhbërjes si Jugosllavia – lufta në Evropë ka filluar

Mehmeti: BE-ja drejt zhbërjes si Jugosllavia – lufta në Evropë ka filluar

Numër i madh i qytetarëve edhe në natën e 8-të protestës kundër vendimi të Speciales

Numër i madh i qytetarëve edhe në natën e 8-të protestës kundër vendimi të Speciales

Nesër shënohet 3-vjetori i rënies së Afrim Bunjakut, vendoset gurthemeli i obeliskut në Banjskë

Nesër shënohet 3-vjetori i rënies së Afrim Bunjakut, vendoset gurthemeli i obeliskut në Banjskë

“Këndi i Kimit” 23.09.2026

“Këndi i Kimit” 23.09.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën