Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, me rastin e marrjes së detyrës.
Në letrën e tij, Steinmeier ka theksuar rëndësinë e funksionalizimit të plotë të institucioneve të Kosovës, duke vlerësuar se institucionet funksionale janë të rëndësishme edhe për Gjermaninë si shtet mik dhe mbështetës i Kosovës.
Presidenti gjerman ka theksuar se e ardhmja e Kosovës është në Evropë dhe ka bërë thirrje për avancimin e reformave dhe integrimit euro-atlantik të Kosovës.
“Prandaj tani është koha për të drejtuar vështrimin përpara për të avancuar reformat e nevojshme me një dinamikë të re dhe për të shtyrë përpara integrimin euro-atlantik të Kosovës. Në këtë proces, rëndësi të madhe kanë respektimi i detyrimeve ndërkombëtare, ruajtja e pavarësisë së gjyqësorit, si dhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar Presidenti Steinmeier.
Në fund të letrës, ai ka rikonfirmuar mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën në rrugën e saj evropiane dhe i ka uruar Shiroka Pulës sukses dhe urtësi në ushtrimin e detyrës./teve1.info/








