TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Presidenca i reagon AGK-së: Osmani nuk i jep epilog rastit, por kërkon hetim të plotë

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Presidenca i reagon AGK-së: Osmani nuk i jep epilog rastit, por kërkon hetim të plotë

Presidenca ka reaguar pasi AGK, e konsideroi si një precedent të rrezikshëm e të papranueshëm thirrjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për hetime ndaj medieve, posaçërisht gazetës Nacionale dhe drejtuesit të saj, Berat Buzhala.

Në reagimin e Presidencës thuhet se “AGK duhet të tregojë nëse kjo mënyrë raportimi siç bën disa portale është në përputhje me standardin profesional”.

Tutje thuhet se reagimi i presidentes vjen pikërisht si rezultati i cenimit nga e drejta për informim të dejtë, të saktë dhe me fakte të konfirmuara.

Sipas tyre, ka të bëjë me shkelje të standardit profesional, duke e implikuar presidenten qëllimshëm në një situatë, e cila në asnjë mënyrë nuk ndërlidhet me të.

Reagimi i plotë i Presidencës:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, përpara se të na tregojë rrugën të cilën duhet ndjekur për ato që i quan “pakënaqësi”, duhet të tregojë nëse kjo mënyrë raportimi siç bën disa portale është në përputhje me standardin profesional.

Siç konfirmon edhe vetë AGK-ja, “është punë e medieve që, duke respektuar Kodin e etikës, sidomos për ngjarje tragjike, të bëjnë punën e tyre duke ofruar fakte e dëshmi për rrethanat e ngjarjes”.

Në rastin konkret, reagimi i Presidentes vjen pikërisht si rezultati i cenimit nga e drejta për informim të dejtë, të saktë dhe me fakte të konfirmuara. Kjo ngase, në këtë rast kemi të bëjmë me shkelje të standardit profesional, duke e implikuar Presidenten qëllimshëm në një situatë, e cila në asnjë mënyrë nuk ndërlidhet me të.

Do të ishte tejet korrekte që AGK-ja në këtë reagim së paku në një pasus të apelonte për respektim të standardeve profesionale gjatë raportimit, jo vetëm në këtë rast. Kjo çfarë ndodhi sot nuk paraqet raportim, por fushatë me qëllim denigrimi të figurës së Presidentes dhe familjes së saj të ngushtë, e cila, siç po dëshmohet, është duke nxitur dhunë e urrejtje.

Ky “raportim”, nuk është as etik e as profesional.

Presidentja në reagimin e saj publik ka bërë thirrje për hetim të plotë të rrethanave që thuhet se kanë shpier deri te vrasja. Ajo në asnjë moment, nuk i jep epilog rastit, por kërkon hetim të plotë dhe veprim me prioritet të organeve të drejtësisë. Por, Presidentja kërkon poashtu që të hetohen motivet e ulëta që shpien tek implikimi i saj, duke e akuzuar madje edhe për ndikim në sistemin e drejtësisë së Serbisë, e rrjedhimisht duke e akuzuar për parandalim të drejtësisë për rrethana që ajo kurrë nuk ka pasur njohuri, e aq më pak ndonjë lidhje me to. Secili gazetar dhe e gjithë AGK-ja e dijnë shumë mirë se Presidentja kurrë nuk ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë të Kosovës, e lëre më atë të Serbisë.

Dhe në fund, Presidentja askund nuk i ka akuzuar mediat se punojnë për Serbinë, por ka thënë se akuza të ngjashme të fabrikuara kanë publikuar edhe mediat e Serbisë. Kjo gjë faktohet lehtë, sepse të gjitha janë publike.

Tags: AGKVjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Eurobarometri 2025: Shqiptarët më entuziastët për anëtarësim në BE, serbët më skeptikët

BE: Ka nisur heqja graduale e masave ndaj Kosovës

Shtyhet seanca për rezervat shtetërore, Rozeta Hajdari nuk del para trupit gjykues

Shtyhet seanca për rezervat shtetërore, Rozeta Hajdari nuk del para trupit gjykues

“Kapen drogë, armë dhe bizhuteri me vlerë 29 mijë euro në Portin e Durrësit

“Kapen drogë, armë dhe bizhuteri me vlerë 29 mijë euro në Portin e Durrësit

Lokalizohet zjarri që përfshiu banesën në “Bregun e Diellit” në Prishtinë

Lokalizohet zjarri që përfshiu banesën në “Bregun e Diellit” në Prishtinë

Skuadra ukrainase afër marrëveshjes me Lindon Emërllahun

Skuadra ukrainase afër marrëveshjes me Lindon Emërllahun

Motra e Dua Lipës debuton në filmin britanik ‘A Gangster’s Life’ si kriminele

Motra e Dua Lipës debuton në filmin britanik ‘A Gangster’s Life’ si kriminele

KOK: Gashi la gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit tonë

KOK: Gashi la gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit tonë

​Pse çmimi i argjendit ka arritur një nivel rekord?

​Pse çmimi i argjendit ka arritur një nivel rekord?

Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte, vëmendja te Real Madrid – Manchester City

Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte, vëmendja te Real Madrid – Manchester City

Presidentja Osmani ngushëllon familjen e Nazif Gashit: Do të jetë inspirues për brezat që vijnë

Presidentja Osmani ngushëllon familjen e Nazif Gashit: Do të jetë inspirues për brezat që vijnë

Eurobarometri 2025: Shqiptarët më entuziastët për anëtarësim në BE, serbët më skeptikët

BE: Ka nisur heqja graduale e masave ndaj Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën