Këtë ka konfirmuar për Tëvë 1, zëdhënësja e presidencës çeke të Këshillit Evropian, Eva Hrnčířová. Ajo potencoi se presidenca çeke po punon shumë për të propozuar një kompromis të mirë për të gjithë.
“Liberalizimi i vizave për Kosovën do të diskutohet nesër në nivel pune. Presidenca çeke punon shumë për të propozuar një kompromis të mirë për të gjithë. Ne po kalojmë konsultimet me partnerët tanë”, ka bërë të ditur ajo.
Në mbledhjen e fundit të mbajtur më 13 tetor, Franca ka kërkuar që liberalizimi të kushtëzohet me vënien në funksion të sistemit për siguri në Evropë, ETIAS, të harmonizojë politikën e vizave me atë të Bashkimit Evropian, si dhe të rrisë kontrollin e kufijve dhe vazhdimin e riatdhesimit të atyre që duhet të lëshojnë territorin e BE-së. /Teve1.info/