TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Premtimet për pagën e 13 dhe 14 – Kryesindikalistët “me rezerva” për premtimin e Kurtit

Pagë të 13-të dhe 14-të për sektorin publik dhe privat. Këtë premtim e ka dhënë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në prezantimin e planprogramit. Megjithatë, kryesindikalistët kanë “rezerva” që ky premtim të kthehet në realitet.

by Fetije Kamberi
3 muaj ago
1 0
A A

Në mars, punëtorët e sektorit publik morën pagën e 13-të.

Por kryeministri në detyrë, Albin Kurti në këtë fushatë zgjedhore po përmend edhe një pagë më shumë.

Kurti thotë se synon edhe pagën e 14-të për sektorin publik e privat.

“Nga viti 2026 do të nisim përcaktimin me ligj të pagës së 13-të për sektorin publik, por edhe për sektorin privat. Pas dialogut me sektorin privat, synimi ynë është që në bashkërendim me bizneset dhe me punëtorët ta planifikojmë gradualisht edhe pagën e 14-të”, ka thënë Kurti.

Mirëpo këto premtime, nuk e kanë bindur kryetarin e Sindikatës së Administratës Publike, Ali Gashi

“Nuk e di pse kjo është ka ndodhë por unë personalisht nuk e marrë shumë serioze për arsye sepse nuk e di çfarë modeli është kjo paga e 14-të. Na edhe si Federatë po bashkë edhe me sindikatat e tjera në vazhdimësi kemi kërkuar rrijen e vlerës së koeficientit, ne kemi nevojë për rritje të pagave, e pastaj është problemi se si gjinden modalitete tjera për me i dalë krahë punëtorë”, u shpreh Gashi.

Gashi thotë se fillimisht duhet të rregullohet çështja e pagës së 13-të.

“Pse të mos bëhet edhe paga e 15-të? Mos ta lëmë numrin cift por tek, jo 14 –të siç po thotë kryeministri por 15 paga”, theksoj Gashi.

Me rezerva deklaratat e kryeministrit, i sheh edhe kryesindikalisti i sektorit privat, Jusuf Azemi.

Zgjidhje më e mirë, Azemi thotë se do të ishte rritja e pagave.

“Pronarët e kompanive aty ku kanë mundësi me i jep nuk kanë nevojë me iu dhanë leje kryeministri fare, por bizneset kanë ardh në atë gjendje që menxi po mbijetojnë e leje të flasim për pagën e 14-të. Andaj nëse ne jemi pjesë e saj, nëse nga buxheti gjithçka çka ndahet barabartë atëherë jemi në diskriminim total”, ka thënë Azemi.

Në Kosovë këtë vit për herë të parë është dhënë paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​OVL-UÇK: Serbia duhet t’i hapë arkivat, institucionet ndërkombëtare ta detyrojnë ta bëjë këtë

​OVL-UÇK: Serbia duhet t’i hapë arkivat, institucionet ndërkombëtare ta detyrojnë ta bëjë këtë

​Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së

​Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së

Numri i të punësuarve për qershorin e 2026 është më i lartë se ai i vitit paraprak

“Islamic Relief Kosova” shpërndan çanta me mjete shkollore

Kryerja e vrasjeve nga të rinjtë, faktorët psikologjik e social

Për gjashtë muaj 13 vrasje në Kosovë

Vetëvendosje i kundërpërgjigjet Ramës për NPB-në: Nga viti 2018 kemi paralajmëruar se është në rrezik

Vetëvendosje i kundërpërgjigjet Ramës për NPB-në: Nga viti 2018 kemi paralajmëruar se është në rrezik

49-vjeçari humb jetën në vendin e punës, ndalohet një person

19 vdekje në vendin e punës deri në gusht – Azemi: Viti mund të jetë më i rëndë se 2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën