TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Premier League, liderët kundër skuadrave të poshtme të tabelës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Arsenal gati kontratën e re, kërkon të blindojë njeriun e momentit

Arsenali dhe Manchester City po shkojnë drejt fazës finale për titullin e kampionit në Premier League të Anglisë.

Të dyja skuadrat lidere të elitës së futbollit anglez, në fundjavë do të luajnë me kundërshtarë të pjesës së poshtme të tabelës.

Arsenali, të dielën nga ora 15:00 luan në udhëtim te West Hami, kurse City të shtunën prej orës 18:30 e pret në shtëpi Leicester Cityn.

Këto ndeshje i takojnë xhiros së 31-të të kampionatit anglez.

Arsenali është lider me 73 pikë, gjashtë më shumë se City i vendit të dytë. City ka një ndeshje më pak të zhvilluar, kurse do të jetë nikoqir i Arsenalit më 26 prill.

West Hami, ndërkohë është në pozitën e 14-të me 30 pikë, kurse Leicester City i parafundit ka 25 pikë.

Nga vendi i 14-të deri në pozitën e 20-të në tabelë, ekipet kanë vetëm shtatë pikë dallim.

City është në kërkim të fitores së 10-të rresht, ndërsa Leicesteri do të mundohet të marrë rezultat pozitiv pasi ka nëntë ndeshje pa fitore. Dean Smith do të debutojë si trajner i ri i Leicesterit.

Nga ana tjetër, City ka shënuar 34 gola në nëntë fitoret e fundit, përfshirë edhe tri të cilat i realizoi në mesjavë ndaj Bayern Munichut.

Erling Haaland ishte një prej realizatorëve kundër bavarezëve, teksa shkoi në kuotën e 45 golave në total këtë sezon, në të gjitha garat.

Atij i duhen vetëm edhe dy gola më shumë për ta barazuar rekordin e sulmuesit Mohamed Salah në Premier League me 32 gola të shënuar, në sezonin me 38 ndeshje.

Arsenali i lejoi Cityt të afrohet pasi në fundjavën e kaluar barazoi në derbin kundër Liverpoolit, 2:2.

Në Ligën e Kampionëve pas 20 vjetësh synon të kthehet skuadra e Newcastlei, që është në seri prej pesë fitoreve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Foda kërkon fitore në Sllovaki, sytë kah finalja

Foda kërkon fitore në Sllovaki, sytë kah finalja

Italia mbetet pa Chiesan

Italia mbetet pa Chiesan

Hysaj e Laçi optimistë për duelin në Varshavë

Hysaj e Laçi optimistë për duelin në Varshavë

Foda flet për mungesën e Rrahmanit dhe Avdullahut

Foda flet për mungesën e Rrahmanit dhe Avdullahut

REL: Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse

REL: Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse

Irani mohon sulmin mbi bazën Diego Garcia, e quan “sulm të rremë izraelit”

Irani mohon sulmin mbi bazën Diego Garcia, e quan “sulm të rremë izraelit”

Forcat izraelite vazhdojnë bastisjet në Bregun Perëndimor, një person i plagosur

Përshkallëzohen sulmet e kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor

Partia në pushtet në Slloveni fiton ngushtë zgjedhjet parlamentare

Partia në pushtet në Slloveni fiton ngushtë zgjedhjet parlamentare

Aeroporti izraelit Ben Gurion evakuohet pas sulmit me raketa nga Irani

Aeroporti izraelit Ben Gurion evakuohet pas sulmit me raketa nga Irani

Haxhiu vlerëson mbështetjen e Kroacisë

Haxhiu vlerëson mbështetjen e Kroacisë

Nënshkruhen dy marrëveshje në vlerë 96 milionë euro me Bankën Botërore

Nënshkruhen dy marrëveshje në vlerë 96 milionë euro me Bankën Botërore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën