TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Prekazi një ditë para 28 Nëntorit, nxënësit i këndojnë Adem Jasharit

by Rinesa Osmanaj
1 vit ago
0
A A
Prekazi një ditë para 28 Nëntorit, nxënësit i këndojnë Adem Jasharit

E sot, shumë fëmijë vizituan kompleksin memorial “Adem Jashari”. Se si ishte atmosfera në Prekaz, një ditë para festës së 28 nëntorit, ndjekim kronikën në vazhdim.

Në vendin ku ra heroikisht po i këndojnë legjendarit Adem Jashari.

Një ditë para festës së 28 Nëntorit, këta fëmijë të shkollës fillore “Asdreni” në Pejë kanë vendosur të vizitojnë kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

E emocionet që po i përjetojnë janë të forta.

“Për këtë vend e dimë që është një vend që bartë shumë emocione secili turist që vjen këtu, normalisht se Prekazi është një vend shumë i shenjtë për gjithë shqiptarët dhe ka vlera shumë të veçanta”, ka thënë Bertina Beqiraj – nxënëse e shkollës fillore “Asdreni” në Pejë.

Drejtoresha e kësaj shkolle Agime Lajçi, thotë se këtë aktivitet e organizojnë çdo vit.

“Ne si institucion arsimor e organizojmë aktivitetin në kuadër të fushës korrikulare “Shoqëria dhe mjedisi” në kuadër të punës së palodhshme që e bëjnë mësimdhënësit dhe në kuadër të asaj që përveç pjesës teorike edhe pjesën praktike të realizojmë dhe për së afërmi nxënësit ti sjellim në Prekaz të kuptojnë nga afër për historinë e lavdishme të familjes Jashari dhe të kuptojnë për këtë proces kaq të rëndësishëm për lirinë që ne sot e gëzojmë falë gjakut tyre dhe falë sakrificës të çdo luftëtari dhe çdo familje që kanë rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar ajo.

E për herë të parë, Prekazin po e viziton një qytetar nga Shkodra.

“Gjithkush që do të kuptojë luftën në Kosovë duhet të vizitojë Prekazin, pa e parë Prekazin nuk kuptohet lufta në Kosovë. Vlera e lirisë është paguar kaq shtrenjtë, vlera e lirisë më ka bërë për me ardh me pa, rreshtin e varrezave sa janë, të krijon një trishtim në moment që hynë të krijohet një trishtim”, ka pohuar Arben Hysaj – vizitor nga Shkodra.

Sipas të dhënave për televizionin nga ciceroni, u bë e ditur se vetëm këtë vit Prekazin e kanë vizituar më shumë se gjysmë milion qytetarë, kurse që pas luftës është vizituar nga rreth 16 milionë vizitorë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Erërat e forta rrëzojnë fasadën e një objekti në Fushë – Kosovë, lëndohet një person

Erërat e forta rrëzojnë fasadën e një objekti në Fushë – Kosovë, lëndohet një person

Vetura të mërgimtarëve nisin të hyjnë në Kosovë nga pika kufitare në Merdarë

Nga nesër do të ketë ndërprerje të qarkullimit të kamionëve në të gjitha pikat kufitare me Serbinë

​Policia në veri parandalon mall të kontrabanduar

​Policia në veri parandalon mall të kontrabanduar

Hoti thotë se LDK-së i duhet lidership i ri dhe riorganizim

Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së, vlerësohet përvoja e tij

Milani merr pikë në Romë

Ylli synon ta vazhdojë serinë pozitive në kampionat

Ylli vazhdon me fitore në Superligë, mposht Vëllaznimin

Të shtëna me armë në Berlin, 5 të plagosur

Të shtëna me armë në Berlin, 5 të plagosur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën