TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Prekazi edhe këtë 28 Nëntor ishte destiacioni i shumë shqiptarëve jo vetëm nga Kosova

by Venhar Isufi
4 muaj ago
1 0
A A

“Sot i kemi në Hagë ata, dashtë Zoti që të jenë sa më shpejt në mesin tonë…

Me këtë lutje po e feston 28 nëntorin.

Si ky i moshuar, edhe shumë të tjerë vizituan Prekazin këtë të premte.

Në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, shumë qytetarë nga vende të ndryshme bënë homazhe te varrezat e familjes heroike Jashari, datë kjo në të cilën shënohet edhe ditëlindja e Adem Jasharit.

Qazim Mehaj thotë se kjo ditë s’duhet të kalojë pa festë.

“Është festë në të cilën duhet të krenohemi të gjithë shqiptarët, kudo që janë, Shqipëri, Kosovë, diasporë që të punojmë që kjo festë të vazhdojë gjithë jetën sa të ketë jetë këtë botë”, thotë ai.

Për të festuar, dikush erdhi edhe nga Tirana.

“Është viti i pestë radhazi që vijmë për t’i bërë homazhe dëshmorëve, dhe me organizimin e këtij evenimenti që bëjnë garë vrapimi. Kanë dhënë gjakun, nuk na kushton asgjë, duhet t’i respektojmë”, u shpreh qytetari nga Tirana.

Mëngjesi i kësaj dite nisi edhe me organizim të vrapimit me 28 kilometra.

Për të nderuar kontributin e familjes Jashari, homazhe bënë edhe Organizatat e dala nga lufta.

“Sot këtu në Prekaz vijnë nga gjitha viset shqiptare për të nderuar heroizmin për të nderuar sakrificën dhe rënien e 59 dëshmorëve me 5/6/7 mars e me theks të veçantë, krahas nderimit dhe respektit, shënojmë edhe këto data të rëndësishme që janë shpalljen e Pavarësisë, Ditën e Flamurit, 1912-ën, por edhe 1443 për herë të parë kur ngritet nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, daljen publike të UÇK-së”, tha Xhavit Jashari.

Qytetarët ditën e vazhduan duke festuar edhe me këngë e flamuj kombëtar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ligji për të Huajt, Kallas: Moment i ri për dialogun Kosovë – Serbi, takim i nivelit të lartë së shpejti

Ligji për të Huajt, Kallas: Moment i ri për dialogun Kosovë – Serbi, takim i nivelit të lartë së shpejti

Kontroll i çmimeve të derivateve nga inspektorët në terren

Kontroll i çmimeve të derivateve nga inspektorët në terren

Ambasadori francez mirëpret hyrjen në fuqi të Ligjit për të Huajt në Kosovë

Ambasadori francez mirëpret hyrjen në fuqi të Ligjit për të Huajt në Kosovë

Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të Huajt dhe Automjete

Sa pompa duhet të jeni në gjendje të bëni – sipas moshës

Sa pompa duhet të jeni në gjendje të bëni – sipas moshës

Meta teston lidhjet e klikueshme në përshkrimet e postimeve në Instagram

Meta teston lidhjet e klikueshme në përshkrimet e postimeve në Instagram

Ambasadori francez mirëpret hyrjen në fuqi të Ligjit për të Huajt në Kosovë

Ambasadori francez mirëpret hyrjen në fuqi të Ligjit për të Huajt në Kosovë

Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të Huajt dhe Automjete

Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të Huajt dhe Automjete

Kurti: Qeveria do t’u ofrojë leje qëndrimi për 12 muaj studentëve dhe punëtorëve serbë

Kurti: Qeveria do t’u ofrojë leje qëndrimi për 12 muaj studentëve dhe punëtorëve serbë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën