TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prej orës 15:00 deri në 21:00 – Policia dhe Ambasada Amerikane me ushtrim për reagim ndaj krizave

by Tëvë1
5 muaj ago
1
A A
Ambasada amerikane për dialogun strategjik: Rifillimi i dialogut varet nga hapat konkretë të Kurtit për de-përshkallëzimin e tensioneve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, do të zhvillojë një ushtrim të përbashkët në shkallë të gjerë të premten, sot nga ora 15:00 deri në 21:00.

“Ky ushtrim do të fokusohet në menaxhimin e krizave, koordinimin ndër-institucional dhe procedurat e reagimit emergjent. Ai është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës për të forcuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe për të siguruar gatishmëri në reagimin ndaj një sërë incidentesh të mundshme”, njofton Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

Ambasadat dhe konsullatat e Shteteve të Bashkuara shpesh zhvillojnë ushtrime për të përgatitur të punësuarit për situata emergjente natyrore ose të shkaktuara nga njeriu. Zakonisht, këto realizohen përmes ushtrimeve të brendshme në tavolinë ose ushtrimeve të vogla. Megjithatë, marrëdhëniet e forta dypalëshe dhe bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Kosovës krijojnë një mundësi të veçantë për zhvillimin e një ushtrimi të përbashkët, të madh dhe praktik të menaxhimit të krizave në Kosovë.

Gjatë ushtrimit, publiku mund të presë: Rritje të prezencës së Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë së Ambasadës së SHBA-së në afërsi të Ambasadës dhe zonave të tjera të caktuara për trajnim në Prishtinë, ndërprerje të përkohshme të trafikut dhe devijime, përfshirë mbyllje të shkurtra rrugësh sipas udhëzimeve të Policisë së Kosovës dhe përdorim të mundshëm të sirenave, altoparlantëve dhe efekteve të tjera trajnuese që mund të jenë të dukshme për banorët dhe kalimtarët.

“Ambasada e SHBA-së thekson se ky është vetëm një ushtrim, jo përgjigje ndaj ndonjë incidenti të vërtetë. Ne kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e publikut dhe ju lutemi të ndiqni çdo udhëzim të dhënë nga Policia e Kosovës gjatë kësaj periudhe”, njofton Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

Tags: ambasada ameriakanPolicia e KosovesTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Raportohet i zhdukur një person në Pejë

Raportohet i zhdukur 31-vjeçari në Prishtinë, dyshohet se ka probleme mendore

Tre persona arratisen nga Qendra Korrektuese në Lipjan

Sulmohen 4 zyrtarë në Qendrën Korrektuese në Pejë

Interesim i madh i mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit, thyhet rekordi i aplikimeve nga viti 2021

Mbi 131 mijë aplikime janë aprovuara për votim jashtë Kosovës

KQZ: 88% e fletëvotimeve për diasporën janë dorëzuar

KQZ mban mbledhje në vazhdën përgatitjeve për zgjedhjet e qershorit

Raportohet i zhdukur një person në Pejë

Raportohet i zhdukur 31-vjeçari në Prishtinë, dyshohet se ka probleme mendore

Tre persona arratisen nga Qendra Korrektuese në Lipjan

Sulmohen 4 zyrtarë në Qendrën Korrektuese në Pejë

Interesim i madh i mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit, thyhet rekordi i aplikimeve nga viti 2021

Mbi 131 mijë aplikime janë aprovuara për votim jashtë Kosovës

Sylvinho nuk është më trajner i Kombëtares shqiptare, FSHF e jep lajmin

Sylvinho nuk është më trajner i Kombëtares shqiptare, FSHF e jep lajmin

Shkrumbohet tregu i ri i frutave e perimeve, mbi 50 tregtarë të prekur

Shkrumbohet tregu i ri i frutave e perimeve, mbi 50 tregtarë të prekur

KQZ: 88% e fletëvotimeve për diasporën janë dorëzuar

KQZ mban mbledhje në vazhdën përgatitjeve për zgjedhjet e qershorit

​27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

​27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën