TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prattipati: Kosova me të vërtetë është shteti më pro-amerikan në botë

by Teve1
3 javë ago
2
A A
Prattipati: Kosova me të vërtetë është shteti më pro-amerikan në botë

E ngarkuara me Punë në ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, tha se nuk njeh asnjë shtet tjetër në botë që është më proamerikan se Kosova.

Ajo deklaroi kështu në manifestimin festiv “Thank You USA”, të organizuar nga Kryeqyteti me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

“Më keni dëgjuar ta them edhe më parë, por sonte e them me gjithë zemër. Nuk njoh asnjë shtet tjetër në botë – dhe kam shërbyer e jetuar në shumë vende – por Kosova me të vërtetë është shteti më pro-amerikan në botë. Populli i Kosovës, unë e njoh lojalitetin dhe lidhjet, ato janë të pashkatërrueshme. Respekti dhe afërsia që kam parë këtu janë të jashtëzakonshme. Kudo që kaloj, njerëzit më falënderojnë për gjithçka që Shtetet e Bashkuara kanë bërë dhe kjo më ka prekur thellësisht. Gjithçka që keni bërë këtu në këtë vend për të nderuar Shtetet e Bashkuara më ka prekur jashtëzakonisht shumë. Kjo valë dashurie, afërsie, mirënjohjeje dhe falënderimi do të thotë shumë për Shtetet e Bashkuara dhe për mua personalisht. Të jem këtu për ta përfaqësuar vendin tim në një kohë kaq të veçantë është diçka që nuk do ta harroj kurrë. Thjesht dua t’ju them faleminderit juve, popullit të Kosovës”, tha ajo.

Prattipati tha se edhe Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë dhe ia kthejnë Kosovës këtë besim e miqësi, duke vëën në dukje mbështetjen amerikane për shtetformimin e Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara ia kthejnë këtë afërsi dhe lojalitet. Ne e dinim në vitin 1999 se Kosova ishte gati të bëhej shtet. E dinim edhe në vitin 2008 se kishte ardhur koha që Kosova të ishte një shtet i pavarur, sovran dhe multietnik, që të zinte vendin e saj në bashkësinë ndërkombëtare. E dinim se Kosova do të ishte një partner dhe aleat i Shteteve të Bashkuara, dhe ju e keni dëshmuar këtë në 18 vitet e fundit”, tha ajo.

Prattipati tha se mes dy vendeve ka pasur raste kur janë shfaqur mospajtime, por nënvizoi se ato nuk e kanë lëkundur partneritetin strategjik, duke shfaqur bindjen se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve do të vazhdojnë të forcohen edhe në të ardhmen.

“Po, kemi pasur mosmarrëveshje dhe çështje ku ndonjëherë nuk jemi pajtuar, por në përgjithësi Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë bërë aq shumë së bashku. Kemi qenë partnerë, kemi ndarë vlera dhe kemi arritur gjëra të mëdha. Kemi parë Kosovën të rritet dhe kemi parë Kosovën të na mbështesë në disa nga çështjet më të rëndësishme në botë. Lidhjet tona po bëhen më të forta çdo ditë dhe çdo vit. Shpresojmë që edhe në 250 vitet e ardhshme këto lidhje të vazhdojnë, jo vetëm për shkak të marrëdhënieve mes dy qeverive, por për shkak të njerëzve si ju që jeni këtu sonte. Ne i shohim këto lidhje kulturore dhe njerëzore të rriten çdo ditë përmes programeve të shkëmbimit dhe bashkëpunimit, dhe kjo është garancia më e fortë për të ardhmen e miqësisë sonë”, shtoi Prattipati.

Ndërsa, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se miqësia e Kosovës me Shtetet e Bashkuara përfaqëson një vlerë që nderohet çdo ditë.

“Prishtina dhe Kosova ju duan juve, i duan Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe jo vetëm 4 Korriku, por ne në fakt festojmë miqësinë tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jemi shumë mirënjohës që ju kemi këtu. Të gjithë ne, natyrisht, do të dëshironim t’ju jepnim një moment me gjithë këtë publik të mrekullueshëm këtu që të na tregoni për kohën tuaj në Prishtinë, në Kosovë, dhe gjithashtu t’ju urojmë për 250-vjetorin”, tha Rama.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndalohen për 48-orë të dy të dyshuarit për krime lufte

Ndalohen për 48-orë të dy të dyshuarit për krime lufte

Kurti dhe admirali i NATO-s flasin për zgjerimin e bashkëpunimit

Kurti dhe admirali i NATO-s flasin për zgjerimin e bashkëpunimit

Muja u prit në takim nga Ministri Federal i Austrisë Norbert Totschnig

Muja u prit në takim nga Ministri Federal i Austrisë Norbert Totschnig

Sekuestrohen pesë vetura të importuara nga Koreja e Jugut, u falsifikua viti i regjistrimit

Sekuestrohen pesë vetura të importuara nga Koreja e Jugut, u falsifikua viti i regjistrimit

Ndalohen për 48-orë të dy të dyshuarit për krime lufte

Ndalohen për 48-orë të dy të dyshuarit për krime lufte

Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët që nga lufta SHBA-Izrael me Iranin

Omani i propozon Iranit mekanizëm të përbashkët për menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit

Kurti dhe admirali i NATO-s flasin për zgjerimin e bashkëpunimit

Kurti dhe admirali i NATO-s flasin për zgjerimin e bashkëpunimit

Tërmet 7.1 ballë godet Japoninë jugore, lëshohet paralajmërim për cunami

Tërmet 7.1 ballë godet Japoninë jugore, lëshohet paralajmërim për cunami

Bayerni stopon interesimin për Asllanin

Barcelona tenton Asllanin, Leipzigu në pritje

Delegacioni i Hamasit udhëton në Egjipt për takime me ndërmjetësuesit

Delegacioni i Hamasit udhëton në Egjipt për takime me ndërmjetësuesit

Trabzonspori insiston për Milot Rashicën

Rashica refuzon Amedsporin, synon kthimin në Gjermani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën