TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Prapaskenat e Uashingtonit – Çfarë do të ndodhte nëse Hashim Thaçi do të shkelte në Shtëpinë e Bardhë?

nga Shpat Blakcori
8 muaj më parë
0
A A
Prapaskenat e Uashingtonit – Çfarë do të ndodhte nëse Hashim Thaçi do të shkelte në Shtëpinë e Bardhë?

Ish-gjyqtari amerikan i EULEX-it, Dean Pineles

Marrëveshja e Uashingtonit ishte paraparë të ishte më ndryshe, nëse Hashim Thaçi do të shkelte në Shtëpinë e Bardhë.

Prapaskenat e shtatorit të vitit 2020 për Tëvë1 i tregoi ish-gjyqtari amerikan i EULEX-it, Dean Pineles.

“Rreth katër vjet më parë ishte planifikuar një takim në Shtëpinë e Bardhë, i organizuar nga Richard Grenell që supozohej t’i zgjidhte disa çështje mes Kosovës dhe Serbisë. Një nga pikat e asaj marrëveshje ishte zhbërja e Gjykatës Speciale. Por siç dihet në minutat e fundit, Jack Smith ndërhyri dhe lëshoi njoftimin e aktakuzës për Hashim Thaçin dhe më pastaj historia morri tjetër drejtim”, tha Pineles.

Këtë histori premtoi se do e ndërrojë ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kur Trump të kthehej sërish në pushtet.

Diplomati amerikan, pati deklaruar se me kthimin e Trump si president i SHBA-ve, ai do të bënte diçka për ta nxjerrë Thaçin nga paraburgimi.

Tani po në mediet amerikane po flitet që Richard Grenell do të mbaj një post të rëndësishëm gjatë administratës së re amerikane nën udhëheqjen e republikanit Donald Trump.

Mirëpo ish-gjykatësi amerikan i EULEX-it, Dean Pineles, e sheh si të pamundur zhbërjen e Gjykatës Speciale.

“Nëse administrata e re e Trump është e interesuar ta zhbëj Gjykatën Speciale, atëherë pyetja ime është si do ta bëjnë këtë? Gjykata Speciale është krijuar me ligje të Kosovës dhe me një amendament të Kushtetutës së Kosovës. Pra, çdo zhbërje e gjykatës do të nënkuptonte anulimin e këtyre ligjeve. Kjo do të nënkuptonte një kosto të madhe politike, financiare dhe juridike. Gjykata tani është në funksion të plotë. BE-ja ka shpenzuar shuma të mëdha parash, bëhet fjalë për qindra miliona euro për mirëmbajtjen e gjykatës. Pra, kanë kaluar katër vjet e gjysmë dhe zhbërja e gjykatës tani është vështirë e realizueshme. BE-ja nuk do ta toleronte një ndërhyje të tillë në drejtësi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Pineles.

Gjykatësi amerikan thotë se bota ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë për këto katër vjet dhe se sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shumë sfida më të rëndësishme para vetes.

“Shtetet e Bashkuara kanë tani shumë më shumë probleme para vetes. Ukraina, lufta në Gaza, aleanca midis Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut, janë disa nga shqetësimet kryesore në politikën e jashtme. Tani duhet ta pyesni veten nëse Kosova dhe vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë prioritet për SHBA-të, para atyre problemeve që i ceka më herët. Bota ka ndryshuar shumë”, tha ish-gjyqtari amerikan.

Kujtojmë që janë bërë plot katër vjet që kur ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët kosovarë – Kadri Veseli e Jakup Krasniqi – dhe ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes Rexhep Selimi, janë nën masën e paraburgimit në Hagë të Holandës, ku janë vendosur Dhomat e Specializuara të Kosovës. /teve1.info/

Tags: Dean PinelesGjykata SpecialeRichard Grenell
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Qytetarët kundër blerjes së produkteve serbe, kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendor

​Qytetarët kundër blerjes së produkteve serbe, kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendor

Vajza raporton në polici se u kanos nga babai i saj në Drenas

Gjakovë, arrestohen një femër dhe një burrë për shantazh ndaj një gruaje

Policia jep detaje për arrestimin e Popoviqit dhe sekuestrimin e dy telefonave

Policia jep detaje për arrestimin e Popoviqit dhe sekuestrimin e dy telefonave

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për kryerje të marrëdhënies seksuale pa pëlqimin e viktimës

Një funksion i papritur i makinës së enëve që duhet ta dini

Një funksion i papritur i makinës së enëve që duhet ta dini

​Frutat dhe perimet më të pasura me ujë, iu mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta

​Frutat dhe perimet më të pasura me ujë, iu mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta

Policia jep detaje për arrestimin e Popoviqit dhe sekuestrimin e dy telefonave

Policia jep detaje për arrestimin e Popoviqit dhe sekuestrimin e dy telefonave

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për kryerje të marrëdhënies seksuale pa pëlqimin e viktimës

Zhduket një femër në Pejë

Nëna raporton zhdukjen e vajzës së mitur në Fushë-Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X