TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pozitë e opozitë kritikojnë BE-në për vonesa në ndëshkimin e shtetit serb

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Opozita me kritika të ashpëra ndaj Kurtit për shuarjen e AKP-së

Deputetët e Kuvendit të Kosovës njëzëri e quajnë të vonshëm reagimin e BE-së për të vënë sanksione ndaj Serbisë, e cila qëndron prapa agresionit ndaj Kosovës më 24 shtator.

Ndërkohë, se masat ndaj Serbisë janë hartuar e ka thënë raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, në një intervistë në Euronews Albania.

Deputetët kosovarë kërkojnë pa vonesë vendimin e BE-së për sanksione ndaj Serbisë, duke përmendur kështu faktet dhe provat e publikuar nga institucionet e Kosovës.

“Me gjitha faktet që tashmë janë, BE dhe të gjitha vendet anëtare të saj duhet ta dënojnë Serbinë, për financim të terrorizmit dhe destabilizmin e Ballkanit Perëndimor”, shprehet Agon Batusha deputet i VV-së.

Edhe në PDK, LDK e AAK thonë se Qeveria e Kosovës  duhet  të nisë një ofensivë diplomatike për t`i bindur aleatët perëndimorë që të ndëshkojnë Serbinë për sulmin e 24 shtatorit. Ata po ashtu thonë se është koha që BE të mbajë qëndrim të balancuar për të dyja vendet.

“Pas sulmit terrorist që është dëshmuar se është organizuar nga shteti serb është e domosdoshme që të ballafaqohet Serbia me sanksione të ashpra nga BE dhe gjitha bota demokratike”, tha Elmi Reçica deputet i PDK-së.

“Ne e dimë që këto procese janë të ngadalshme, vendosja  e sanksioneve është e shpejtë, por heqja është e ngadalshme. Është momenti që kryeministri dhe presidentja, t’i thirrin mendjes dhe ta shohin se ku dhe te kush duhet të mbështeten, ne duhet ta rikthejmë mirëbesimin me qendrat e vendosjes me SHBA-të dhe Evropën”, tha Reçica për RTK.

“Do të duhej të hiqen masat ndaj Kosovës dhe t’i vendosen Serbisë, sepse dihet qartë çfarë ka bërë dhe ende s’kemi stabilitet në veri”, tha Rrezarta Krasniqi deputete e LDK-së.

“Sa i përket sanksioneve ndaj Serbisë, janë vonuar, sepse dihet që kemi pas agresion ndaj shtetit të Kosovës. Po ashtu duhet të hiqen sanksionet ndaj Kosovës, pasi tashmë po dihet kush është agresori”, tha Pal Lekaj- nga AAK.

Ai gjithashtu ka thënë se BE-ja ka dështuar edhe në dialog edhe në vënien e sanksioneve, dhe po duket që ka një anshmëri ndaj Serbisë.

Ndryshe, katër ditë pas ngjarjeve në Bansjkë, me 97 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën që dënon sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, ku mbeti i vdekur pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Tags: Kuvendi i KosovesOpozitePozite
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sllovenia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

Sllovenia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

Haziri: Presidentja ta dekretojë ligjin ose ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim

Haziri: Presidentja ta dekretojë ligjin ose ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim

Grupi Punues për strategjinë shtetërore do të marrë parasysh deklaratën e Kuvendit

Kuvendi mban seancë të enjten

Haxhiu: Kuvendi s’ka nominime për President, zgjedhjet kosto e panevojshme

Protestat në Shqipëri, Haxhiu: Nuk e mbështesim dhunën, LVV-ja nuk ka bërë thirrje për mbështetje të protestës

Zelenskyy thotë se SHBA-ja nuk i paralajmëroi për sulmet ruse në termocentralet e Kievit

Zelenskyy thotë se SHBA-ja nuk i paralajmëroi për sulmet ruse në termocentralet e Kievit

Sllovenia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

Sllovenia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

Kryeministri francez kërkon orë policore lokale dhe të pjesshme pas trazirave

Kryeministri francez kërkon orë policore lokale dhe të pjesshme pas trazirave

Haziri: Presidentja ta dekretojë ligjin ose ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim

Haziri: Presidentja ta dekretojë ligjin ose ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim

Pa gola në Suharekë pas pjesës së parë

Pa gola në Suharekë pas pjesës së parë

Cook e Peja 03, më e mira e xhiros te basketbollistet

Cook e Peja 03, më e mira e xhiros te basketbollistet

Zabërgja vazhdon me gola në Ukrainë

Zabërgja vazhdon me gola në Ukrainë, Kharkivi fiton

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën