TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pozitë dhe opozitë kërkojnë largimin e masave ndëshkuese, pas votimit të 21 prillit në veri

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Pozitë dhe opozitë kërkojnë largimin e masave ndëshkuese, pas votimit të 21 prillit në veri

Partia në pushtet dhe partitë opozitare në Kuvend kanë kërkuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, përkundër dështimit të largimit të kryetarëve në katër komunat veriore, në votimin e 21 prillit. Sipas tyre, me procesin e djeshëm të votimit, Kosova ka përmbushur kërkesat e faktorit ndërkombëtar dhe se BE-ja duhet të heq masat për të ruajtur edhe kredibilitetin e vet. Në anën tjetër, dalja e ulët në votim nga LVV-ja shihet si shpërfaqje e ndikimit të madh të Serbisë ndaj komunitetit serbë në Kosovë, përmes kërcënimeve dhe presionit. Ndërkaq, dy partitë opozitare, PDK dhe AAK konsiderojnë se votimi nuk zgjidhi problemin e legjitimitetit të kryetarëve aktual.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se votimi i djeshëm në veri është shpërfaqje e faktit se Serbia përmes Listës Serbe dëshiron të pamundësojë integrimin e serbëve në veri.

Sipas saj, tashmë BE-ja duhet t’i heq masat ndaj Kosovës dhe të shqyrtojë aplikacionin e Kosovës për statusin vend kandidat për anëtarësim.

“Ajo çka ndodhi dje është vetëm si shpërfaqje e faktit se Serbia përmes mekanizmave të saj në Kosovë, në këtë rast drejtpërdrejt Listës Serbe përdorë të gjitha mekanizmat e mundshëm për të pamundësuar integrimin e serbëve në veri dhe institucione. Ata qytetarë që kanë marrë pjesë në inicimin e votimit të djeshëm kanë pamundësuar pastaj votimin e tyre dje, duke iu bërë presion dhe apeluar në të gjitha anët në parashikimin e tyre se mund të mos ketë sukses ky votim. Tashmë është e qartë se dhe veçanti në veri është Serbia. Nuk ka asnjë mekanizëm tjetër dhe as s’ka pasur diskriminim dhe presion nga institucionet e vendit. Në të kundërtën edhe organizimi i djeshëm është vlerësuar si i drejt, korrekt dhe profesional nga të gjitha nivelet. Prandaj si i tillë duhet hequr një herë e përgjithmonë çfarëdo mundësie e ushtrimit të Beogradit në komunitetin serb në Kosovë dhe e dyta marrjen në konsideratë të kërkesave të tyre për pasoja për Kosovën, siç e kemi pasuar rastin me masat. Tashmë për të ruajtur kredibilitetin e procesit të dialogut dhe njohur angazhimin e institucioneve të vendit, BE-ja sa më shpejt që është e mundur duhet të heq masat ndaj Kosovës. Shtesë kësaj duhet konsideruar edhe aplikacionin e Kosovës për statusin kandidat të shtetit tonë”, tha ajo.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se Kosova e ka vënë vetën në një kurth të panevojshëm në veri, pasi problemi i legjitimitetit të kryetarëve vazhdon të jetë sfidë.

Sipas tij, dalja e ulët në votime e komunitetit serbë është dëshmi e instrumentalizimit të tyre nga Beogradi zyrtar.

Megjithatë, ai nënvizoi nevojën e largimit të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Ai shtoi se veprimet e PDK-së dhe dy kryetarëve nga radhët e tyre në veri do të jenë vizavi veprimet të institucioneve shtetërore.

“Kosova e ka vënë vetën në një kurth të panevojshme me një çështje të tillë. Sot fatkeqësisht po jemi në problemin e njëjtë, ndërsa po e shohim secilën herë e më shumë involvimin presidentit të shtetit fqinj në çështjen tona të brendshme. Kjo është e papranueshme dhe në radhë të parë komuniteti ndërkombëtar duhet t’i hap sytë përballë një involvimi kaq të madh dhe shumë të dëmshme, ku bëhet instrumentalizimi i qytetarëve të komunitetit serb në atë pjesë. Nuk u zgjodh asgjë, problemi është në derë. Kosova vazhdon të ketë problem, dita e djeshme s’ka zgjedh asgjë. Ne vazhdojmë të kemi një situatë shumë të pafavorshme, pasi BE-ja i sheh si jolegjtiim kryetarët që janë zgjedh me dy-tre për qind të votave. Sesi do të ecë procesi më tutje, unë nuk mund të paragjykojë dhe parashoh se si do të jetë. Ajo çka ne kemi kërkuar në vazhdimësi nga zyrtarë të BE-së është që sa më parë masat të hiqen pasi ato po penalizojnë qytetarët”, deklaroi Tahiri.

Largimin e masave ndëshkuese e kërkoi edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri. Ai theksoi se frikësimi, presioni politik dhe ndikimi i Vuçiq vazhdon të jetë i madh në veri, ndërkaq kërkoi që institucionet e vendit të ushtrojnë sovranitetin e plotë në veri, por gjithmonë duke faktuar para ndërkombëtarëve për legjitimitetin demokratik.

“Kosovës do të duhej t’i hiqen sanksionet menjëherë pas sulmit terrorist të shtatorit në Bansjkë. S’ka asnjë logjik që Kosova të jetë nën sanksione dhe Serbia mos të jetë, kur një shtet fqinj ka sulmuar një shtet tjetër. Kosovës është dashur moti t’i hiqen sanksionet. Sa i përket votimit të djeshëm, e para Serbia duhet të kuptojë se Kosova ka rregullt të vet kushtetues dhe ligjor dhe legaliteti demokratik e detyron që ketë institucione të zgjedhura. Ne si AAK kemi thënë se mbajtja e zgjedhjeve është vetëm një eksperimentim dhe është i rrezikshëm. Dje u pa se ndikimi i Serbisë tek komuniteti i serbëve të Kosovës është i madh. Frikësimi, presioni politik dhe ndikimi i Vuçiq vazhdon të jetë i madh. Me këtë qasje a fiton a humb Kosova?…Kosova duhet të ushtrojë sovranitetin e plotë në atë pjesë të Kosovës por gjithmonë duke faktu para ndërkombëtar legjitimitetin demokratik”, tha ai.

Këto komente ata i bën pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku u vendos që të enjten të mbahet seanca e radhës plenare, ku mes tjerash në rend të ditës janë sërish 13 marrëveshje ndërkombëtare, ku partia në pushtet kërkoi votimin edhe të partive opozitare.

Në anën tjetër, në PDK kërkuan sërish themelimin e një komisioni hetimor sa i përket zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, por edhe siç thanë faljes së borxheve për prodhuesit e ujit të ambalazhuar./KosovaPress/ 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ata do të sëmuren”- dalin biseda mes të akuzuarave për spiunazh, Jelena Gjukanoviq dhe Aleksander Vllajiqit

Ata do të sëmuren”- dalin biseda mes të akuzuarave për spiunazh, Jelena Gjukanoviq dhe Aleksander Vllajiqit

​Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin e spiunazhit

​Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin e spiunazhit

Konjufca: Qëndrojmë në linjë me parterët për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Konjufca: Qëndrojmë në linjë me parterët për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Në vendin e rezistencës, zbulohet pllaka përkujtimore në Prishtinë

Në vendin e rezistencës, zbulohet pllaka përkujtimore në Prishtinë

Dimiq: Sulmi ndaj Universitetit në Beograd, goditje ndaj demokracisë dhe autonomisë akademike

Përplasje e ashpër në Kuvend, Haradinaj-Kurtit: Ushqen zagarë për t’i fyer shqiptarët

Përplasje e ashpër në Kuvend, Haradinaj-Kurtit: Ushqen zagarë për t’i fyer shqiptarët

Paga e 13-të, deputetët “bamirës” para kamerës – në Qendrën për Autizëm nuk shkoi asnjë cent

Paga e 13-të, deputetët “bamirës” para kamerës – në Qendrën për Autizëm nuk shkoi asnjë cent

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën