TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pozhari: Problemi i LDK-së është brenda partisë, jo te marrëveshja me LVV-në

by Tëvë1
1 muaj ago
2
A A
Pozhari: Problemi i LDK-së është brenda partisë, jo te marrëveshja me LVV-në

Analisti politik Xhevdet Pozhari, i ftuar në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ka folur për mundësinë e një bashkëpunimi ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e institucioneve.

Pozhari tha se brenda LDK-së ka deputetë që janë skeptikë ndaj një bashkëpunimi të tillë, por vlerësoi se mungesa e votave mund të kompensohet nga Aleanca.

“Aleanca me votat e saj mund ta kompensojë atë mungesë të atyre deputetëve që janë skeptikë për bashkëpunimin midis LDK-së dhe LVV-së, kryesisht deputetë të LDK-së. Por, nëse vijmë në këtë pikë, duhet t’i shohim zhvillimet, sepse ne kemi pritur që bisedimet të fillonin më herët, pasi rezultatet janë ditur që në fillim dhe nuk ka pasur nevojë të pritej certifikimi i tyre”, tha Pozhari.

Sipas tij, zhvillimet e brendshme në LDK kanë ndikuar në ngadalësimin e procesit të negociatave.

“Siç duket, zhvillimet brenda LDK-së i kanë stopuar disa gjëra, sepse LDK-ja, para së gjithash, ka problem me vetveten. Brenda këtij subjekti politik po zhvillohet një betejë e brendshme. Megjithatë, besoj se kjo situatë do të kalojë. E shoh që z. Abdixhiku mund ta rikonfirmojë edhe një herë lidershipin e tij, ndonëse ka zëra, jo pak të rëndësishëm, brenda partisë që kanë dalë kundër tij dhe kanë kërkuar përgjegjësi si kryetar i partisë”, u shpreh ai.

Pozhari shtoi se pakënaqësitë brenda LDK-së lidhen me rezultatin e zgjedhjeve, duke vlerësuar se një rezultat më i mirë do t’i kishte zbutur kritikat ndaj udhëheqjes së partisë.

“Kjo pakënaqësi brenda LDK-së vjen si pasojë e rezultatit zgjedhor. Sikur rezultati i zgjedhjeve të kishte qenë më i kënaqshëm për LDK-në, sido që të ishte, ata zëra do të heshtnin për një kohë”, deklaroi Pozhari.

Tags: kendi i debatiLDKLVVTeve1Xhevdet Pozhari
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjini: Partia që ka fituar zgjedhjet po i bën sulm vetë shtetit

Gjini: Partia që ka fituar zgjedhjet po i bën sulm vetë shtetit

SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin

SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin

PDK i kërkon Deharit ta thërrasë të mërkurën vazhdimin e seancës konstituive

PDK i kërkon Deharit ta thërrasë të mërkurën vazhdimin e seancës konstituive

Deputeti i PDK-së apelon për koalicion me LVV-në: Kosova s’ka më kohë për të pritur

E zhytur në krizë institucionale, Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja

E zhytur në krizë institucionale, Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja

Kuvendi përtej afatit kushtetues – partitë pa marrëveshje politike

Opozita ende pa vendim për dërgimin e çështjes së konstituimit të Kuvendit në Kushtetuese

Policia e Kosovës vendoset te Ura Ibrit

Tërheqja nga Ura mbi Ibër dhe Manastiri i Deçanit, a pritet të reduktohet prezenca e KFOR-it në Kosovë?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën