TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pozhari: Kriza është artificiale – LDK-ja udhëhiqet nga një frikacak, VV-ja ka bërë oferta konkrete për zgjidhje

by TËVË 1
1 vit ago
33
A A
Pozhari: Kriza është artificiale – LDK-ja udhëhiqet nga një frikacak, VV-ja ka bërë oferta konkrete për zgjidhje

Konsulenti politik Xhevdet Pozhari ka komentuar bllokimin e vazhdueshëm të konstituimit të Kuvendit në Kosovë, duke e cilësuar situatën si një krizë të stisur, e jo të pakapërcyeshme.

Sipas tij, zgjidhja është e mundur dhe qëndron në vullnetin politik të partive, veçanërisht të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e cila, siç thotë ai, po udhëhiqet nga një lider që nuk merr vendime të guximshme.

“Kjo çfarë po ndodhë është krizë artificiale, nuk është kjo një krizë që nuk ka zgjidhje. Janë të gjitha opsionet e zgjidhjeve në tavolinë. Vetëm varet se duan apo jo ta gjejnë gjuhën e përbashkët. Diskutohet shpesh që VV-ja është ajo që e ka hisen për gjetjen e zgjidhjes. I pëlqeu apo jo të tjerëve, ata e kanë propozuar një kandidat siç ju garantohet me Kushtetutë, e kanë bërë edhe një propozim për të bashkëqeverisur me LDK-në. Në fakt është kjo parti që siç duket udhëhiqet nga një frikacak, i cili nuk ka guxim të marrë vendime të mëdha, i cili e ka këtë pozitë të shtruar me tepihë të kuq, nuk është që është sprovuar shumë gjatë jetës së tij politike… LDK-ja është në udhëkryq të një identiteti të vërtetë”, ka deklaruar Pozhari në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ai ka përmendur edhe lëkundjet në deklaratat publike të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e akuzuar për mospërputhje ndërmjet fjalëve dhe veprimeve.

“Abdixhiku ka shkruar se do të jep kontributin e tij për themelimin e institucioneve, ato janë fjalë të thëna publikisht. Më pas ato i ka ndryshuar, gjë që nuk është e pazakontë për politikanët ballkanas. VV-ja të bllokon ta kritikosh, për shkak se e ka propozuar kandidaten për kryetare dhe ka bërë oferta për koalicion, në këtë rast jo vetëm me LDK-në, por e kanë zbuluar se janë edhe me Nismën në negociata, kjo sigurisht që do ta prodhonte një qeveri më stabile”, ka shtuar ai.

Kriza për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka hyrë në muajin e dytë, ndërsa tentimi i 32-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit pritet të mbahet brenda 48 orëve./teve1.info/

Tags: Kuvendi i KosovesTeve1Xhevdet Pozhari
Share4Tweet3

Postime të ngjashme

Nga 3 korriku, Aeroporti i Prishtinës nis fluturimet direkte për Karlsruhe/Baden

Nga 3 korriku, Aeroporti i Prishtinës nis fluturimet direkte për Karlsruhe/Baden

Kurti mbështet organizimin e “Vespa Festival Prishtina 2026”, priten pjesëmarrës nga mbi 10 shtete

Kurti mbështet organizimin e “Vespa Festival Prishtina 2026”, priten pjesëmarrës nga mbi 10 shtete

Vendoset gurthemeli i Qendrës kryesore të mjekësisë familjare në Obiliq

Vendoset gurthemeli i Qendrës kryesore të mjekësisë familjare në Obiliq

“Vita” reagon pas inspektimit: Vendimin për pezullimin nuk e ka marrë ministria, por ne si bord

Rekord viktimash nga i nxehti në Evropë

Logos-A boton librin më të ri, “Sfera publike e lëngshme – mediet sociale, opinioni publik dhe (pa)mundësia e dialogut Kosovë- Serbi” të Mehmet Kalisit drejtor i Tëvë1

Logos-A boton librin më të ri, “Sfera publike e lëngshme – mediet sociale, opinioni publik dhe (pa)mundësia e dialogut Kosovë- Serbi” të Mehmet Kalisit drejtor i Tëvë1

Skandal në Botëror, polici amerikan përfshihet në një incident me Kombëtaren egjiptiane

Skandal në Botëror, polici amerikan përfshihet në një incident me Kombëtaren egjiptiane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën