TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Populliste e për përfitim të elektoratit vlerësohen subvencionet e Qeverisë

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Populliste e për përfitim të elektoratit vlerësohen subvencionet e Qeverisë

Populiste i ka quajtur Partia Demokratike e Kosovës (PDK), shpërndarjen e parasë publike, duke iu referuar ndarjes së mjeteve nga Qeveria për subvencionimin e energjisë e masa të tjera.

Ndërsa, njohësi i rrethanave ekonomike në vend, Erton Bega, i quan metoda për të përfituar elektoralisht.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka shprehur kritikën e tij për mënyrën se si po shpërndahen mjetet.

“Do duhej dhe është koha e fundit që Qeveria të reflektojë sa i përket çështjes së menaxhimit të parasë publike dhe po shpresoj dhe besoj që ky vit nuk do duhej që Qeverisë në portofolin e saj t’i zë suficit siç ishte vitin e kaluar me 700 milionë euro. Kërkoj nga Qeveria që të jetë shumë më azhure në investime kapitale dhe në dinamiken e realizimit të investimeve kapitale”, thotë Shala.

Shala është skeptik se Qeveria Kurti do të ndryshojë mënyrën e qeverisjes, e sidomos në çështje ekonomike.

“Fatkeqësisht është duke mbijetuar me anë të krizave, fatkeqësisht është duke mbijetuar me anë të hapjes së problematikave diplomatike, krizave të sigurisë apo duke sulmuar mediet apo aferat tjera dhe fatkeqësisht ne kemi shpërfaqje të një keqqeverisje dhe në kuptimin e keqpërdorimit klasik financiar, duke llogaritur rezervat shtetërore, krizën energjetike, aferat tjera korruptive e kështu më radhë”.

Ndërsa, njohësi i rrethanave ekonomike në vend, Erton Bega, i ka quajtur populliste masat e marra së fundi nga Qeveria për subvencionimin e faturave të energjisë eklektike për grupe të caktuara shoqërore.

“Qeveria duhet të jetë shumë e kujdesshme në ndarjen e subvencioneve për energjinë elektrik, pasi që masat e fundit të cilat i kanë ndërmarrë për subvencionimin çoftë të pajisjeve, supozohet që kanë shpenzime më të ulëta të energjisë eklektike, më shumë më duken si masa populliste sesa që do të kenë efekt në uljen e konsumit të energjisë elektrike, në anën tjetër kemi tash edhe masën e fundit e cila ka të bëjë me subvencionimin e faturave të energjisë elektikrike për grupet shoqërore të cilat kanë të hyra më pak se 150 euro, për anëtar të familjes”, tha Bega për EO.

Begaj tha se kjo do të ndikojë negativisht edhe në tregun e punës, sepse shumë punëtorë do të punojnë joformalisht për të përfituar edhe nga subvencionet.

“Masat qeveritare që ndërmerren në çdo fushë kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarit, për rrjedhojë mund të kenë edhe ndikim në mirëmbajtjen e grupeve të interesit që kemi të bëjmë më interesat e partive politike për tu mbajtur votat dhe për të përfituar elektoralisht”, tha ai.

Tags: Erton Begaferat shalaSubvencionet e Qeverisë
ShareTweet

Postime të ngjashme

SBASHK merr pjesë në Konferencën botërore mbi inteligjencën artificiale

SBASHK merr pjesë në Konferencën botërore mbi inteligjencën artificiale

Perbreza merr drejtimin e Komunës, votimi i kryesuesit të Kuvendit “përçan” PDK-në

Perbreza merr drejtimin e Komunës, votimi i kryesuesit të Kuvendit “përçan” PDK-në

Smajlaj: Gjuha e Kurteshit ndaj mediave, degradim i papranueshëm për një ish-Avokat të Popullit

Smajlaj: Gjuha e Kurteshit ndaj mediave, degradim i papranueshëm për një ish-Avokat të Popullit

Osmani informohet nga Radoniqi për ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme

Britania dhe Norvegjia krijojnë flotë të përbashkët për t’iu kundërvënë aktivitetit detar rus

Pas takimit në Moskë, SHBA-ja pret delegacionin ukrainas në Miami për bisedimet e paqes

Pas takimit në Moskë, SHBA-ja pret delegacionin ukrainas në Miami për bisedimet e paqes

Çfarë dënimi mori Ljubisa Miljkoviq për sulmin ndaj KFOR-it?

Çfarë dënimi mori Ljubisa Miljkoviq për sulmin ndaj KFOR-it?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën