TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Politikani serb: Adem Jashari nuk ishte terrorist

nga Fidan Zejnullahu
29 Nëntor, 2023
1
A A
Politikani serb: Adem Jashari nuk ishte terrorist

Politikani serb, Boban Bogdanoviq, thotë se mbi kokën e tij në Serbi është vendosur një çmim prej 300 mijë eurosh. Këtë thotë ta ketë bërë Milan Radoiqiq dhe Zvonko Veselinoviq. Deri te kjo erdhi pasi Bogdanoviq, tha se komandanti Adem Jashari nuk ishte terrorist dhe se e vërteta e luftës në Kosovë po fshihet në Serbi.

Ka disa ditë që po qëndron në një kamp azilantësh.

Kjo pasi për kokën e Boban Bogdanoviq, tashmë është vënë një çmim prej 300 mijë eurosh.

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, thotë se këtë çmim e vendosi vet Milan Radojçiq e Zvonko Veselinoviq.

E gjitha rrodhi kur Bogdanoviq tha se komandanti legjendar shqiptar, Adem Jashari, nuk ishte terrorist.

“Kur Milosheviqi e filloi agresionin dhe u përpoq të kryente gjenocid ndaj popullatës shqiptare në vitin 1999, ndodhën shumë krime. Një prej krimeve që ka ndodhur është edhe ai që i ndodhi familjes Jashari. Në atë kohë, -detyrohem tua kujtoj shikuesve tuaj-, se ministër i informatave ishte AleksandarVuçiq i cili sot është kryetar i Republikës së Serbisë. Ai atëherë ishte njeriu më përgjegjës për informimin dhe marketingun e të pavërtetave në lidhje me konfliktin që po ndodhte në Kosovë”, tha Boban Bogdanoviq – kryetar i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”.

Bogdanoviq shton se e vërteta për Adem Jasharin dhe luftën në Kosovë po fshihet nga populli serb.

“Atë që qytetarët e Serbisë ende nuk e dinë është se Adem Jashari nuk ka qenë ndonjë lloj terroristi. Adem Jashari nuk ishte ndonjë ushtarak i cili vdiq në fushëbetejë ushtarake, Adem Jashari ishte zot shtëpie i cili u përpoq ta shpëtonte familjen e tij nga sulmet e policisë serbe. Ai bashkërisht me familjen e mbrojti pragun e shtëpisë e tij, dhe në fund ndodhi ajo që ndodhi, ai u vra, dhe më pas në të njëjtën mënyrë e tërë familja e tij u vranë. Ai ishte shembull se si mbrohet liria, si mbrohet shtëpia e vet. Lirisht mund të them se sakrifica që e bëri familja Jashari, e nuk është shembull vetëm për shqiptarët por edhe për serbët të cilët kanë përjetuar padrejtësi të mëdha me politikën e gabuar të Slobodan Milosheviqit dhe AleksandarVuçiqit”, tha Bogdanoviq.

Për gjithë këtë, Bogdanoviq thotë se ka një kërkim falje.

“E shfrytëzoj rastin në emrin tim të kërkoj falje për të gjitha të këqijat që politika serbe ua ka bërë shqiptarëve të Kosovës. Shpresoj se falja ime do të jetë e pranuar. Mendoj se më nuk kemi kohë për të kaluarën, por doemos të shikojmë në të ardhmen dhe këtë të ardhme ta ndërtojmë së bashku, që ta formojmë mundësinë më të mirë për fëmijët tanë të cilët duhet të mbeten në Kosovë e të jetojnë e jo t’i braktisin shtëpitë e tyre”, u shpreh Bogdanoviq.

Tutje, njeriu që i kundërshton politikat e qeverisë serbe, foli edhe për rastin e fundit në Banjskë të Zveçanit.

“Ajo që është plotësisht shqetësuese, është se MilanRadojçiq i cili e mori përgjegjësinë vetë, me arsyetimi që ta mbroj nga përgjegjësia presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiqi, ndërsa ai tani është i lirë dhe shëtitet lirisht nëpër Beograd, dhe ai, sipas informatave të mia, ka shumë ndikim në Kosovë, sidomos në Veri të Kosovës, dhe ende udhëheq atje. Kështu që ato ndryshimet kozmetike të cilat ndodhën pas sulmit terrorist në Banjskë vetëm ishin një përpjekje e butë që të mbulohen synimet e vërteta të presidentit Vuçiq dhe organizatat e afërta kriminele të tij në pjesën veriore të Kosovës”, deklaroi Bogdanpviq.

Boban Bogdanoviq thotë se u takua edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe se vullneti i qeverisë së Kosovës, ishte për integrim të plotë të bashkësisë serbe në shoqërinë kosovare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Koci thotë se një ish-pjesëtar i Njësisë Speciale është ndaluar në Serbi

Koci thotë se një ish-pjesëtar i Njësisë Speciale është ndaluar në Serbi

Këto do të jenë sanksionet e para që BE-ja do t’i heqë Kosovës

Këto do të jenë sanksionet e para që BE-ja do t’i heqë Kosovës

Gashi: Kur arroganca bëhet rregull, qytetari duhet të rikthehet si gjykatësi kryesor

Gashi: Kur arroganca bëhet rregull, qytetari duhet të rikthehet si gjykatësi kryesor

Ndalohen dy shtetas të Jordanisë për kalim ilegal të kufirit

Ndalohen dy shtetas të Jordanisë për kalim ilegal të kufirit

Opozita italiane marshon me sloganin: “Ndaloni masakrën në Gaza, jepni fund bashkëfajësisë”

Opozita italiane marshon me sloganin: “Ndaloni masakrën në Gaza, jepni fund bashkëfajësisë”

Trump paralajmëron Musk për “pasoja të rënda” nëse financon demokratët

Trump paralajmëron Musk për “pasoja të rënda” nëse financon demokratët

Koci thotë se një ish-pjesëtar i Njësisë Speciale është ndaluar në Serbi

Koci thotë se një ish-pjesëtar i Njësisë Speciale është ndaluar në Serbi

Izraeli vret të paktën 23 persona në Gaza në ditën e tretë të Bajramit

Izraeli vret të paktën 23 persona në Gaza në ditën e tretë të Bajramit

Këto do të jenë sanksionet e para që BE-ja do t’i heqë Kosovës

Këto do të jenë sanksionet e para që BE-ja do t’i heqë Kosovës

E papritur, Gjokoviqi “lavdëron” Shqipërinë

E papritur, Gjokoviqi “lavdëron” Shqipërinë

Xhoxhaj mposht Alievin, mbron titullin e Evropës në kategorinë e rëndë

Xhoxhaj mposht Alievin, mbron titullin e Evropës në kategorinë e rëndë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X