TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Politikanët serb u bëjnë thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
KQZ cakton afatet për zgjedhjet në veri

Në prag të zgjedhje të jashtëzakonshme ne katër komunat veriore, politikanët serb i bëjnë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë. Ata shpresojnë që zgjedhjet e 23 Prillit do të jenë të qeta dhe pa tensione.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme ne katër komunat veriore do të mbahen me 23 Prill.

Partia kryesore e serbëve ne Kosovë, Lista Serbe, e cila e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje.

Prej 11 kandidatëve nga katër subjekte politike që do të marrin pjesë në zgjedhje vetëm dy janë të komunitetit serb, Aleksandar Jabllanoviq nga Partia e Serbëve të Kosovës dhe kandidatja e pavarur Sladana Pantoviq.

Kjo e fundit, thotë se qytetarët në veri të vendit e kanë kuptuar se Lista Serbe nuk shqetësohet për ta, prandaj ajo ka bërë thirrje për reflektim.

“Qytetarët janë te frikësuar, mirëpo edhe e kanë kuptuar se nuk ka asgjë nga Lista Serbe, ata janë dobësuar. Mendoj se do të ketë vetëdijesim tek qytetarët sepse e kanë parë se çfarë ka ndodhur. Ishin në presion për të dhënë dorëheqje dhe tash askush nuk përkujdeset për ta. Lista Serbe ka qenë një parti profitabile që i shikonte vetëm interesat e veta, ndërsa populli është varfëruar skajshmërisht. Me ardhjen e Kurtit janë bërë disa ndryshime pozitive, i besoj me shumë atij se kujtdo tjetër pavarësisht se çfarë thonë njerëzit për të. Që nga ardhja e Kurtit ka rënë dukshëm ndikimi i Listës Serbe”, ka thënë për Tëvë 1 Pantoviq.
Kurse, Andrija Ignjatoviq, nga partia e serbeve të Kosovës, shpreson se nuk do ketë tensione të dielën.
“Shpresoj shumë që këto zgjedhje do të shërbejnë si zgjidhje e problemeve dhe nuk do të ketë tensione. Natyrisht që situata në veri është e ndjeshme dhe mund të ndryshojë brenda natës por barrikadat asnjëherë nuk do të jenë zgjidhje. Megjithatë në dy komunat ku nuk ka kandidat serb nuk pres që të dalin serbet për të votuar”, shprehet Ignjatoviq.

E për kryesuesin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, Nedzad Ugljanin, vetëm një votë e lirë është me legjitime se mijëra vota te Listës Serbe.

“Sa i përket legjitimitetit, edhe vetëm një vote e lire është me legjitime se mijëra vota te Listës Serbe, te cilët i kane frikësuar njerëzit. Ato mijëra vota nuk janë legjitime dhe ai proces nuk është legjitim”, ka thënë ai.
Zgjedhjet ishin paraparë të mbaheshin dhjetorin e kaluar, por për shkak incidenteve dhe tensioneve ato u shtynë.

Kronika e realizuar nga gazetari Shpat Blakçori

Tags: verizgjedhjet
ShareTweet

Postime të ngjashme

A mund të vazhdojë puna e Kuvendit pa votimin e nënkryetarit nga komuniteti serb?- sqaron avokati Ardian Bajraktari

A mund të vazhdojë puna e Kuvendit pa votimin e nënkryetarit nga komuniteti serb?- sqaron avokati Ardian Bajraktari

Spahiu: Mandati i dytë i Vjosa Osmanit nuk është në interes të Kurtit

Spahiu: Mandati i dytë i Vjosa Osmanit nuk është në interes të Kurtit

Spahiu: Vendimi i KQZ-së ndaj Listës Serbe është lojë fëmijësh dhe dëmton Kosovën

Spahiu: Vendimi i KQZ-së ndaj Listës Serbe është lojë fëmijësh dhe dëmton Kosovën

Ymeri: Prishja e bllokut A5 i kushton Kosovës afër çerek milioni euro në 24 orë

Emisioni “Info Nata” 02.02.2026

Emisioni “Info Nata” 02.02.2026

Muriqi shënon dhe asiston në fitoren e Mallorcas

Muriqi shënon dhe asiston në fitoren e Mallorcas

Arsyeja pse zgjoheni natën mund të jetë më interesante se mendoni

Arsyeja pse zgjoheni natën mund të jetë më interesante se mendoni

Al-Hilali siguron Benzeman

Al-Hilali siguron Benzeman

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën