TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Politikanët nuk e ndryshojnë diskursin edhe pas gjobave prej mijëra eurosh

by TËVË 1
2 vjet ago
2
A A
Politikanët nuk e ndryshojnë diskursin edhe pas gjobave prej mijëra eurosh

Mijëra euro gjoba të shqiptuara nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për përdorim të gjuhës së urrejtjes dhe nxitëse nga partitë politike në tubimet elektorale, nuk e frenuan këtë diskurs.

Gjatë fjalimeve të tyre në fushatë, politikanët – krahas premtimeve – nuk kursyen as akuza e kritika për njëri-tjetrin, çka iu kushtoi me mijëra euro gjoba.

Vullnet Buqaku nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) thotë se mbi gjysma e gjobave të PZAP-së për partitë politike janë dhënë vetëm për përdorim të gjuhës së papërshtatshme në tubime zgjedhore.

“Pavarësisht se po ka një numër të lartë të gjobave të shqiptuara prej PZAP-sw lidhur me përdorimin e gjuhës fyese dhe urrejtëse, duket se kjo nuk ka manifestuar frenim apo edhe parandalim të kandidatëve apo subjekte politike që të mos përdorin ose edhe të mos sulmojnë dhe atakojnë kandidatët e kundërshtarëve tjerë opozitar gjatë tubimeve publike”, theksoi ai.

Drejtori i Rrjetit të OJQ-ve “Avonet”, Kenan Gashi thekson se dënimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për përdorim të gjuhës së urrejtjes nga partitë politike, ka qenë i ulët.

“Dënimet që ka dhënë Paneli nganjëherë ka qenë shqetësuese niveli i ulët i dënimeve, pavarësisht këtyre niveleve edhe kësaj mase që kanë marrë…të ngritet niveli shumë më lartë sesa kanë shqiptuar, pavarësisht kësaj, prapë ministrat dhe kryeministri nuk e kanë ndalur një veprim të tillë dhe kjo për neve është tepër shqetësuese. Por çka është më brengosëse, se ata nuk e kanë marrë shumë parasysh edhe formën se si kanë marrë masat nga një institucion i pavarur”, thotë ai për KP.

Gashi thotë se është shqetësuese përdorimi i gjuhës së urrejtjes dhe nxitëse në këtë fushatë.

“Është tepër shqetësuese se si është përdorur gjuha, komunikimi me publikun, shpeshherë ky komunikim e ky diskutim publik ka krijuar nxitje dhe urrejtje…Në zgjedhjet e tjera, në fushatat e tjera nuk ka qenë një gjë e tillë, ka qenë më një stabilitet apo më një kahje shumë më ndryshe e çka është më interesant, partitë opozitare kanë përdorur në atë kohë, por një parti që është në pushtet me përdorë një gjuhë të tillë është për t’u çuditur, është për t’u befasuar, e çka më interesantja që flitet këtu për kryeministër dhe ministrat që janë prej nivelit më të lartë“, thekson Gashi.

Fushata për zgjedhjet e 9 shkurtit ka filluar më 11 janar dhe e njëjta u karakterizua me akuza nga ata që synojnë të drejtojnë qeverinë në katër vjetët e ardhshme.

Gjobat nga PZAP-ja filluan qysh në ditët e para të fushatës, pas ankesave që i pranoi nga subjektet politike.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për tri javë të fushatës zgjedhore ka shqiptuar gjoba në deri në 43.2400 euro për subjektet publike që kanë kryer shkelje të kodit të etikës. Më së shumti gjoba ka marrë LDK me 113500 euro, pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 11500 euro, Partia Demokratike 87 mijë euro, AAK 69.700 euro.

Tags: KDIPZAPTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të martën, këto janë zonat që preken

Vllasi për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Nuk besoj se ishte e rastësishme, duhet të ketë reagim dhe kërkimfalje

Vllasi për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Nuk besoj se ishte e rastësishme, duhet të ketë reagim dhe kërkimfalje

KRU “Gjakova” njofton për rritjen e nivelit të ujit në Liqenin e Radoniqit

KRU “Gjakova” njofton për rritjen e nivelit të ujit në Liqenin e Radoniqit

Kulla për anulimin e samitit të NATO-s në Shqipëri: Ngjarje e rëndë, por e pritshme

“Info Nata”- 16.11.2026

“Info Nata”- 16.11.2026

KRU “Gjakova” njofton për rritjen e nivelit të ujit në Liqenin e Radoniqit

KRU “Gjakova” njofton për rritjen e nivelit të ujit në Liqenin e Radoniqit

Meta bashkëpunon me median për të zgjeruar përmbajtjen e asistentëve të IA

Meta gjobitet me 805 milionë euro në Itali, dyshohet se Facebook kishte akses në fotot private të miliona përdoruesve

Kulla për anulimin e samitit të NATO-s në Shqipëri: Ngjarje e rëndë, por e pritshme

Kulla për anulimin e samitit të NATO-s në Shqipëri: Ngjarje e rëndë, por e pritshme

Time Kadrijaj ironizon për ndërprerjet e rrymës: Neve na mbyti terri

Time Kadrijaj ironizon për ndërprerjet e rrymës: Neve na mbyti terri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën