Sulmuesi i Italisë, Matteo Politano, do të largohet nga skuadra e Napolit për ta vazhduar karrierën në Arabinë Saudite. Ai gjatë javës së ardhshme do të transferohet te skuadra Al Shabab, e cila ka arritur marrëveshje me Napolin për kartonin e tij.
Politano ka kontratë me Napolin deri në vitin 2025, ndërsa në Itali ka luajtur edhe për Interin, Sassuolon, Romën e Pescaran. Këtë edicion, Politano ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë pesë asistime në të gjitha garat për Napolin. 30-vjeçari ka edhe 12 paraqitje e dy gola të shënuar për Italinë.