Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka realizuar dy operacione kundër kontrabandës ku janë gjetur e konfiskuar edhe armë.
Sipas PK-së vlera e mallrave të sekuestruara në operacionin e parë në tri lokacione në Ferizaj, sipas vlerësimeve të para arrin mbi 30,000 €
“Si rezultat i këtij aksioni të koordinuar dhe të suksesshëm, u sekuestruan sasi të konsiderueshme mallrash të kontrabanduara, si më poshtë:Në lokacionin e pare janë sekuestruar; 290 kg duhan i përpunuar, 1.596 kg kavanoza me mjaltë (me dyshim industrial) dhe 14.000 copë filtera “Grand” Ndërsa në lokacionin e dytë janë sekuestruar; 80 kg duhan i përpunuar dhe 432 kg kavanoza me mjaltë (me dyshim industrial), Kurse në lokacioni e tretë janë sekuestruar; 410 kg duhan i përpunuar, 34.800 copë cigare “Drina”, 141 kg ambalazh letre për mbështjelljen e duhanit, 10.000 copë filtera “Grand”, 20.000 copë stikersa të RMV-së (dyshohet se ishin për banderolim fiktiv) si dhe 5 litra aroma për duhan’, thuhet në komunikatë.
Vlera e mallrave të sekuestruara sipas vlerësimeve të para arrin mbi 30,000 €, kurse shmangia nga obligimet doganore dhe akcizë vlerësohet total rreth 50,000 €.
Operacioni i dytë po ashtu është realizuar nga Departamenti i Kufirit, gjegjësisht nga Sektori i Hetimeve të cilët gjatë ekzaminimit të pajisjeve elektronike të një rasti të më hershëm dhe aktiviteteve operative në teren, ka siguruar të dhëna të besueshme se në dy lokacione të ndara në Mitrovicë Veri qytetarët posedojnë armë të kalibrave të ndryshëm.
Me këtë rast është njoftuar Prokuroria Themelore dhe njëkohësisht është kërkuar urdhri për kontroll bastisje në dy lokacione.
“Gjatë kontrollit në lokacionin e parë janë sekuestruar : Një Armë AK 47 , një Pistoletë Zoraki, 174 fishekë të kalibrave të ndryshëm, pajisje shtesë te Ak47 dhe pajisje për pastrim të armëve.Ndërsa në lokacionin e dytë janë sekuestruar; Një pistoletë Ekol Special, 67 fishekë të kalibrave të ndryshëm, telefon celular, pjesë të ndryshme të armëve .Vlen të potencohet se gjatë bastisjes në lokacion e dytë janë hasur pajisje për prodhimin e kriptovalutave, ku pas konsultim me prokuroi pjesa e kriptovalutave është trajtuar nga Stacioni Policor në Zubin Potok dhe Dogana e Kosovës”, thuhet nga polica.
Në konsultim me Prokurorin tre persona janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 i KPRK-së”, ku veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.