TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policia sekuestron mjete të rrezikshme në veri

by Fidan Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
Policia sekuestron mjete të rrezikshme në veri

Përball shkollës së mesme teknike në Mitrovicën Veriore, Policia e Kosovës ka sekuestruar mjete të rrezikshme të cilat sipas tyre, mund të përdoreshin për sulme te reja, të ngjashme me ato të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Paralajmërime të tilla ditë më parë dha edhe vet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili vetëm një ditë më pas, udhëtoi për vizitë privatë në Norvegji.

Me 24 shtator, një grup terrorist serb sulmoi Policinë e Kosovës.

E uniforma të ngjashme me ato që i pati ky grup, u panë edhe një herë në veriun e vendit.

Këto të fundit u konfiskuan nga Policia e Kosoves, të hënën.

I gjithë aksioni ndodhi në afërsi të Lagjës së Boshnjakëve, përballë shkollës së mesme teknike.

Sipas Policisë së Kosovës, mjetet e sekuestruara mund të përdoreshin për sulme të tjera ndaj tyre.

“Njësitet kompetente policore bazuar në informacione relevante pranuar nga qytetarët kanë ndërmarr veprime të menjëhershme hetimore dhe operative me ç‘rast në lagjen e boshnjakëve në Mitrovicë veri, kanë realizuar një operacion kontrolli dhe aty kanë gjetur: tela gjemborë të improvizuar (iriqë), bomba tymosëse, municion dhe një uniformë. Vlen të potencohet se uniforma e gjetur sot është e ngjashme me uniformat që janë përdorur nga grupi terrorist në Banjskë në shtator të këtij viti”, ka deklaruar Policia e Kosovës.

Se veriu i Kosovës, mund të përballet me sulme të reja të ngjashme me atë të Banjkës, ditë më parë e tha edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

E një ditë pas këtij paralajmërimi, Kurti udhëtoi për në Norvegji për një vizitë private.

Ky udhëtim i kryeministrit pas paralajmërimeve serioze, po shihet si shqetësues nga ekspertët e sigurisë.

“Fakti që kryeministri i Republikës së Kosovës, pas paralajmërimit serioze të sigurisë ka lëvizur në drejtim të Norvegjisë tek familjarët, është një shqetësim serioz ngase nuk jemi të sigurt nëse kryeministri do të mund të jap kontributin e tij në përgjegjësitë që ka me ligj”, tha eksperti i sigurisë, Bedri Elezi.

Ndryshe, pas ngjarjeve të fundit në Banjskë të Zvecanit, edhe KFOR ka shtuar prezencën ushtarake në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haziri për zgjedhjet e reja: Sonte 50/50 – nëse LVV përsërit skenarin e 28 dhjetorit, bëhen të pashmangshme

Haziri: Nëse ka vullnet nga LVV-ja, LDK-ja i mbyll të gjitha çështjet parimore brenda 24 orësh

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një person në Deçan nën dyshimin për dhunim

Zhduket një grua në Pejë

Katër raste të zhdukjes të raportuara në Polici, dy prej tyre vajza të mitura

Ngritët për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë në krahasim me një ditë më parë

Një tanker goditet nga predhë e panjohur pranë Omanit

Një tanker goditet nga predhë e panjohur pranë Omanit

Haziri për zgjedhjet e reja: Sonte 50/50 – nëse LVV përsërit skenarin e 28 dhjetorit, bëhen të pashmangshme

Haziri: Nëse ka vullnet nga LVV-ja, LDK-ja i mbyll të gjitha çështjet parimore brenda 24 orësh

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një person në Deçan nën dyshimin për dhunim

Zhduket një grua në Pejë

Katër raste të zhdukjes të raportuara në Polici, dy prej tyre vajza të mitura

Maqedonia e Veriut shpall gjendje krize për shkak të rrezikut nga zjarret

Maqedonia e Veriut shpall gjendje krize për shkak të rrezikut nga zjarret

Nëntë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë

Nëntë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë

FIFA heq dorë nga plani për Botërorin që ngjalli shumë reagime

FIFA heq dorë nga plani për Botërorin që ngjalli shumë reagime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën