TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policia realizon dy ekstradime brenda një dite

by teve1
10 minuta ago
0
A A
Policia realizon dy ekstradime brenda një dite

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë relevante policore dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses dy procedura ekstradimi gjatë së mërkurës.

Sipas njoftimit zyrtar, njëri prej rasteve ka të bëjë me ekstradimin nga Maqedonia e Veriut në Kosovë të shtetasit kosovar G.K., i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

G.K. ishte i përfshirë në veprat penale “Vjedhja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa ishte i dënuar me tri vite burgim efektiv.

Ekstradimi u realizua në pikëkalimin kufitar “Hani i Elezit”, ku G.K. iu dorëzua njësive përkatëse të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren për procedura të mëtejshme ligjore.

Në të njëjtën ditë, Policia e Kosovës ka realizuar edhe ekstradimin e një shtetasi gjerman nga Kosova drejt Gjermanisë. F.R. kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë gjermane, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Trafikimi me narkotikë”.

Ky ekstradim u realizua përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku personi iu dorëzua zyrtarëve përgjegjës të policisë gjermane për procedura të mëtejshme ligjore./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas më shumë se dy orë, përfundon takimi Kurti-Abdixhiku për presidentin

Pas më shumë se dy orë, përfundon takimi Kurti-Abdixhiku për presidentin

Vritet 80-vjeçarja në Prizren, bashkëshorti i saj pretendon se vdekja ishte aksidentale

Vritet 80-vjeçarja në Prizren, bashkëshorti i saj pretendon se vdekja ishte aksidentale

Ekskluzive: Vrasja e trefishtë në Gllogjan, aktgjykimi lirues – Flet prokurorja e rastit, Sahide Gashi

Ekskluzive: Vrasja e trefishtë në Gllogjan, aktgjykimi lirues – Flet prokurorja e rastit, Sahide Gashi

28 vjet nga vrasja e 11 anëtarëve të familjes Asllani, kryefamiljari rrëfen momentet më të vështira të jetës së tij

28 vjet nga vrasja e 11 anëtarëve të familjes Asllani, kryefamiljari rrëfen momentet më të vështira të jetës së tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën