TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Policia për gjendjen në veri: Stabile dhe e menaxhueshme

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A

Sipas Policisë, situata vazhdon të jetë stabile dhe e menaxhueshme nga ana policore.

“Referuar zhvillimeve aktuale në Veri të vendit, Policia e Kosovës në vazhdimësi po përcjellë dhe vlerëson situatën e sigurisë, konform të cilave edhe ka ndërmarrë masat e nevojshme duke rritur kapacitetet e saja policore me qëllim të ofrimit të sigurisë, ruajtjes së rendit e qetësisë publike, mbrojtjes së jetës e pronës si dhe parandalimit të incidenteve dhe akteve të ndryshme kriminale. Situata vazhdon të jetë stabile dhe e menaxhueshme nga ana policore, por e përcjellë me incidente të natyrave të ndryshme, ku individ apo grupe kriminale të orientuara për interesa të caktuara, përmes formave të ndryshme po kryejnë vepra kriminale me qëllim të frikësimit dhe cenimit të sigurisë së qytetarëve në komunat veriore”, thuhet në njoftim.

PK-ja ka përmendur rastin e mbrëmshëm ndaj plagosjes së policit të Kosovës nga persona të armatosur si dhe kanosjen ndaj dy gazetarëve.

“Edhe përkundër incidenteve dhe sulmeve të tilla të drejtuara ndaj institucioneve me mjete shpërthyese, sulmit ndaj zyrtarëve policorë siç ishte rasti i mbrëmshëm “Vrasje e Rëndë në Tentativë dhe Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm” si dhe rasti i ndodhur sot “Kanosje” ndaj dy gazetarëve të mediumit (Kallxo.com) Policia e Kosovës do të vazhdojë me angazhimet e saja policore në interes të mbajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe mbrojtjes së rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Si pasojë e sulmit me armë zjarri ndaj njësitit policorë, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës ishte plagosur, i cili pas trajtimit mjekësorë është në gjendje të mirë shëndetësore. Në rastet tjera nuk ka pasur lëndime në njerëz përpos dëme të konsiderueshme materiale të shkaktuara në objekte dhe automjete”, thuhet më tej në njoftim.

Po ashtu, nga Policia kanë bërë thirrje për qetësi dhe bashkëpunim.

“Policia e Kosovës, është duke zhvilluar hetime intensive drejt identifikimit të personave të dyshuar të involvuar në veprat e tilla kriminale si dhe sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë. Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj në realizimin e detyrave dhe autorizimeve policore, njëkohësisht fton të gjithë qytetarët për qetësi dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës e cila ç’do herë do të jetë në shërbim të qytetarëve pa dallime”, është bërë e ditur në komunikatën e PK-së. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Instituti Albanologjik thotë se vendimi i Ministrisë së Arsimit nuk ka bazë ligjore

Instituti Albanologjik thotë se vendimi i Ministrisë së Arsimit nuk ka bazë ligjore

Qeveria themelon Këshillin Organizativ për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Qeveria themelon Këshillin Organizativ për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

“Pritje speciale”, Kulla: Vizita e Ramës në Izrael, si çdo vizitë tjetër shtetërore

“Pritje speciale”, Kulla: Vizita e Ramës në Izrael, si çdo vizitë tjetër shtetërore

Rama: Kurban Bajrami na rikujton vlerat e rëndësishme

Rama reagon për arrestimin e zyrtarëve komunalë: Kryeqyteti bashkëpunon plotësisht me organet e drejtësisë

Amir Rrahmani nënshkruan kontratë me të ardhura rekorde me Napolin

Rrahmani kthehet kundër Fiorentinas

Sarajeva i bashkohet procedurës penale në rastin “Sarajevo Safari”

Sarajeva i bashkohet procedurës penale në rastin “Sarajevo Safari”

Instituti Albanologjik thotë se vendimi i Ministrisë së Arsimit nuk ka bazë ligjore

Instituti Albanologjik thotë se vendimi i Ministrisë së Arsimit nuk ka bazë ligjore

Trepça kalon pengesën e parë në Ligën e Kampionëve

Adis Beqiragiq gjobitet dhe suspendohet

Droni izraelit vret një person në Libanin jugor

Franca hedh poshtë pretendimin e shefit të NATO-s se Evropa nuk mund të mbrohet pa SHBA-në

Franca hedh poshtë pretendimin e shefit të NATO-s se Evropa nuk mund të mbrohet pa SHBA-në

Qeveria themelon Këshillin Organizativ për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Qeveria themelon Këshillin Organizativ për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën