Njësia për Kontroll të Autostradave ka arritur gjatë javës së fundit të parandalojë tri raste të garave ilegale të shpejtësisë me automjete.
Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të këtyre rasteve janë shqiptuar dy gjoba për pjesëmarrje në gara ilegale, një gjobë për vazhdim të masës mbrojtëse, një gjobë për tejkalim të shpejtësisë, si dhe një gjobë për drejtim të automjetit pa të drejtë për kategorinë përkatëse.
Gjithashtu, gjatë vikendit janë sekuestruar përkohësisht katër automjete të dyshuara për modifikime në sistemin e tërheqjes.
Në njoftim është bërë e ditur se këto automjete do t’i nënshtrohen kontrollit teknik të jashtëzakonshëm.









