Në orët e para të mëngjesit të së hënës, një person ka ndërruar jetë në Prishtinë,
Sipas raportit policor, ekipet e emergjencës i kanë dhënë ndihmë mjekësore një mashkulli kosovar, i cili ishte gjetur i shtrirë në rrugë. Megjithatë, sipas mjekut, viktima nuk ka arritur të mbijetojë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për procedurat e mëtejshme.







