Zyra e informimit të Policisë ka njoftuar se sot prej orës 19:30 ministri, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha do të mbajnë konferencë të jashtëzakonshme në objektin e Drejtorisë Rajonale Policore në Mitrovicë të Veriut.
Në njoftim thuhet se konferenca do të mbahet për të dhënë detaje rreth një operacioni policor të gjetjes dhe konfiskimit të një sasie të armatimit.
“Sot, më 14.05.2024, në ora 19:30, në objektin e Drejtorisë Rajonale Policore-Mitrovicë Veri, do të mbahet një konferencë e jashtëzakonshme për media në të cilën do të paraqiten detaje rreth një operacioni policor të gjetjes dhe konfiskimit të një sasie të armatimit. Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë, ministri i MPB-së z. Xhelal Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha”, thuhet në njoftim.