TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policia në Tiranë publikon pamje nga arrestimi i dy kushërinjve, në veturë iu gjetën mbi 2 kg kokainë dhe një pistoletë lodër

by Tëvë1
9 muaj ago
1
A A
Policia në Tiranë publikon pamje nga arrestimi i dy kushërinjve, në veturë iu gjetën mbi 2 kg kokainë dhe një pistoletë lodër

Policia e Shtetit në Tiranë ka finalizuar një operacion të koduar “Hallka e parë”, duke arrestuar dy kushërinj të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike, të cilët furnizonin grupe të ndryshme me kokainë në kryeqytet.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për 2 shtetas që transportonin lëndë narkotike Kokainë, me qëllim shitjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin ‘Hallka e parë’”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Në kuadër të operacionit, një automjet i dyshuar është ndjekur nga policia deri në vendin e quajtur “Treshi”, ku është ndaluar për kontroll. Në automjet, policia ka gjetur:

  • 2 pako me 2 kg e 235 g lëndë të dyshuar narkotike kokainë
  • një pistoletë e dyshuar lodër

Të arrestuarit janë shtetasit A. N., 34 vjeç, dhe S. N., 31 vjeç. Policia bën me dije se, “Nga veprimet hetimore dyshohet se dy shtetasit furnizonin me kokainë, shtetas dhe grupe, të cilat e ndanin lëndën në doza, me qëllim shitjen në zonat ‘Alliasi’ dhe ‘Oxhaku’.”

Të arrestuarit janë ndaluar në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa hetimet për identifikimin dhe ndëshkimin e të gjithë personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal vazhdojnë.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Tags: ArrestimeShqiperiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbi 100,000 euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovë

Mbi 100,000 euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovë

Kthehet në funksion njësia njësia B1 në termocentralin Kosova B

Një punëtor i KEK-ut lëndohet rëndë në vendin e punës

Një i vdekur e pesë të lënduar në një aksident në Bulqizë

Pesë persona të lënduar në një aksident në Malishevë, mes tyre edhe një polic

Tifozët e Realit kërkojnë transferimin e Rodrit

Barcelona siguron Rodrin, më në fund

Vdes ish-futbollisti Erdogan Celina, Ademi: Një futbollist ikonë

Prishtina e nis me fitore sezonin e ri

Prishtina e nis me fitore sezonin e ri

Tifozët e Realit kërkojnë transferimin e Rodrit

Barcelona siguron Rodrin, më në fund

MD synon linjë telefonike për viktimat e dhunës në familje

Mbi 1,500 raste të dhunës në familje vetëm në 7 muaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën